×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Horoskopi 18 Shtator 2018

Tuesday, 18 September 2018 10:02

Dashi – Pse dukeni kaq i shqetësuar? Pse keni një sjellje kaq negative? Me shumë gjasa kjo vjen nga ndikimi i planeteve, por mos u shqetësoni. Kjo situatë nuk do të zgjasë shumë.

Demi – Mendoni se një person që i keni besuar në punë dhe ju ka tradhtuar meriton me të keqen nga ti, por pyesni veten: a do ta përmirësojë kjo situatën? Kafshoni gjuhën dhe bëni çfarë mundeni të përmirësoni gjërat.

Binjakët – Në mendoni se nuk duhet të merrni urdhra nga askush, atëherë sigurohuni që ta vendosni veten në një pozicion të tillë. Kjo mund të jetë dita të filloni diçka tuajën.

Gaforrja – Merrni kohën tuaj për të arritur tek vendimi që do të ketë pasoja të mira ose të këqija si për ju ashtu edhe për njerëzit rreth jush. Kushdo që përpiqet tju nxitojë nuk është miku juaj, madje mund të jetë edhe armik.

Luani – Ngandonjëherë është e nevojshme të thoni një gënjeshtër të vogël për të shpëtuar dike që doni nga pasojat e veprimeve të tyre. Sigurisht që sinqeriteti është politika më e mirë, por nganjëherë edhe gënjeshtrat e bardha të shpëtojnë.

Virgjëresha – Mund të jeni bujarë me kohën tuaj sot, por jo edhe me paratë dhe idetë. Nëse jepni shumë sot, mund të shikoni të tjerët teksa pasurohen në kurrizin tuaj dhe ata nuk e meritojnë.

Peshorja – Keni dëshirën të provoni veten tek ata që dyshojnë tek ju, por mos shkoni shumë larg me marrjen e përgjegjësive për të cilat nuk keni kualifikimet e duhura.

Akrepi – Duhet të qëndroni i fokusuar në detyrat që janë të rëndësishme për ju, pa marrë parasysh se sa të tjerët përpiqen t’ju përfshijnë në ato që ata bëjnë. Dita ka shumë pak orë, shpenzojini si duhet.

Shigjetari – Dikush po përpiqet të minojë vetëbesimin tuaj. Ata duket se nuk ju njohin mirë. Ju i përkisni një shenje që rrallëherë ka dyshime tek vetja.

Bricjapi – Kur merreni me çështje pune dhe financiare duhet të shikoni me kujdes detajet. Mos i shmangni me idenë se i dini tashmë. Nëse e bëni këtë mund të humbni gjëra shumë të rëndësishme.

Ujori – Me ndikimin e planetëve të tjerë në Mars ekziston rreziku që të merrni angazhime më të mëdha nga sa përballoni dhe të vuani madje edhe dëmtime fizike. Edhe ju keni limitet tuaja, tregohuni të zgjuar dhe qëndroni në zonën tuaj.

Peshqit – Qëndroni në fushën tuaj të ekspertizës dhe shmangni prirjen për të kaluar në fusha ku njohuria juaj është e limituar. Mos hidhni më shumë se një hap në të njëjtën kohë, pasi mund të rrëzoheni.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...