Horoskopi ditor, e shtunë 17 Nëntor 2018

Saturday, 17 November 2018 08:29

Dashi (21.03-20.04)

Është koha e duhur tëëndërroni. Zakonisht, ju lëvizni nga një detyrë në tjetrën me shpejtësinë e dritës. Tani që jeni distancuar nga përgjegjësitë, mund të pushoni pak. Ndani kohë të lirë për veten. Rishqyrtoni disa plane karriere sepse do të ju shpërblehen. Nëse më nuk ndiheni të entuziazmuar nga një punë e caktuar, bëjeni një ndryshim. Jeni person me shumë talente dhe mund ta gjeni veten në disa profesione.

 

Demi (21.04-20.05)

Do të lini shumë përshtypje në një tubim. Të tjerët janë shumë të kënaqur me humorin tuaj dhe mënyrën sesi flisni. Nëse po kërkoni dashurinë, do ta gjeni me dikë që ka aftësi t’ua lexojë mendjen. Lidhja do të jetë e menjëhershme dhe e fuqishme. Zgjeroni njohuritë tuaja. Do të filloni ta kuptoni se detyrat e vogla dhe gjestet e mira mund të ju ndihmojnë shumë. Mos gjykoni por tregoni zemërgjerësi.

 

Binjakët (21.05-20.06)

Një prezantim publik do të jetë shumë i suksesshëm. Audienca juaj pëlqen shumë sesi ju mund ta pikturoni botën me fjalë. Pasi të udhëhiqni disa njerëz, të gjithë do të kenë dëshirë ta pranojnë vizionin tuaj. Do të keni shumë oferta për bashkëpunime. Do të entuziazmoheni shumë me një romancë. Duket ndjenjë e mirë tëndalni pak trurin e të shijoni kohë për vete. Nëse jeni beqar, do të takoni dikë të veçantë në një organizatë profesionale.

 

Gaforrja (21.06-20.07)

Ju rekomandohet të shkoni në një pelegrinazh shpirtëror. Ngjarjet aktuale janë duke ua zvogëluar entuziazmin për jetë. Është koha të eksploroni një pjesë të botës që gjithmonë ju ka mbushur me shpresë. Ky udhëtim do të jetë eksperiencë që do t’ua hapë sytë dhe do të ju sjellë ndryshime rrënjësore. Një bashkëpunim transformohet sipas mënyrës që ju e drejtoni jetën. Në vend se tëëndërroni për gjëra më pak të përshtatshme, do të filloni të shijoni momentin.

 

Luani (21.07-20.08)

Një romancëpasionante ju bën të shkëlqeni nga lumturia. Njerëzit do të pyeten se çfarë po ndodh që ju ka bërë të rrezatoni kaq shumë. Joshja juaj e dukshme do të tërheqë shumë mundësi profesionale dhe personale. Të gjithë kanë dëshirë të shoqërohen me ju. Pas një periudhe lodhjeje, edhe forca ka nisur t’ju braktisë. Do të jetë ndjenjë lehtësuese të ktheheni tekhobit e preferuar. Në vend se tëshkoni në shtëpi e të flini, do të jeni të prirë të dilni.

 

Virgjëresha (21.08-20.09)

Një bashkëpunim i dashur ju inspiron të bëni ndryshime të rëndësishme. Në vend se të bëni punë që s’ju pëlqejnë vetëm për para, do të kërkoni punë që shpërblehen. Bashkohuni në një grup humanitar ose që kërkon fonde. Do të ndiheni të përmbushur dhe do të ktheni besimin në fat. Mësoni një gjuhë të huaj. Nëse keni pasur vështirësi me studimet të tilla në të kaluarën, mos u brengosni. Gjithçka do të ndryshojë kur ta takoni instruktorin e duhur.

 

Peshorja (21.09-20.10)

Një terapi e vogël është ajo që ju sugjeron edhe doktori. Do të gjeni rroba të bukura dhe stoli në një dyqan. Para se të shtoni këta artikuj në dollap, largoni pjesët që s’ju pëlqejnë e që i vishni rrallë. Dhuroni disa gjëra të përdorura për bamirësi. Jeta familjare po kalon nëpër ndryshime të mëdha. Ka mundësi që do të vendosni të shkoni në një zonë që ofron më shumë bukuri natyrore.

 

Akrepi (21.10-20.11)

Potenciali juaj i dashurisëështë i lartë gjithë kohën. Nëse po kërkoni partner, do ta gjeni lehtë në një tubim religjioz, artistik a humanitar. Keni të dashur? Shkoni në një pushim relaksues me të. Trajtojeni veten. Disa kritika pozitive që do t’i merrni për talentin artistik, ua rrisin vetëbesimin. Nëse gjithmonë keni dashur të siguroni jetesën duke bërë art, kërkoni mundësi. Shkoni nëpër audicione.

 

Shigjetari (21.11-20.12)

Kaloni më shumë kohë me personat e dashur dhe do tërelaksoheni. Është ndjenjë lehtësuese të rrethoheni nga njerëz që ju duan pa kushte. Mos e merrni të mirëqenë aprovimin e tyre. Nëse shihni se ka mundësi për t’u përmirësuar, kapeni. Të dashurit tuaj do të ju admirojnë për zgjedhjen. Një mundësi për të bërë para është në horizont. Mund të ju duhet ta transformoni mënyrën sesi puna juaj përshtatet. Nuk është problem për ju.

 

Bricjapi (21.12-20.01)

Merruni me një projekt kreativ. Do të shijoni shumë të humbni krejtësisht derisa punoni me ngjyra a materiale që bien fort në sy dhe ju inspirojnë të bëni diçka shumë të bukur. Lejojeni veten të eksperimentoni. Personaliteti karizmatik ju bën figurë të popullarizuar. Është përparësi që e njihni dikë që mund të ju ofrojë zbritje e favore. Në këmbim, do të mund të dilni dhe të keni një jetë më të thjeshtë.

 

Ujori (21.01-20.02)

Mund ta manifestoni pasurinë që e dëshironi. Paramendojeni veten si magnet për para. Imagjinoni veten tek shijoni të mira material. Lërini këto ëndrra të marrin jetë. Çfarë dëgjoni, shijoni e ndjeni? Nëse mund ta paramendoni, mund ta arrini. Tërhiquni nga jeta publike që të pushoni, relaksoheni e rimbushni bateritë. Miqtë do ta kuptojnë dëshirën tuaj për privatësi.

 

Peshqit (21.02-20.03)

Sjellja juaj e mirë vlerësohet shumë. Në vend se të pretendoni se biznesi po shkon si zakonisht, ndani kohë nga agjenda i ngjeshur që të merreni me një koleg që ka telashe. Shqetësimi juaj do t’i ndihmojë dikujt që po përjeton dhimbje të tmerrshme. Një mik me ndikim do të ju ofrojë ndihmë të realizoni njëëndërr. Lejoni personat e dashur t’ju prezantojnë me një menaxher potencial.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...