Horoskopi për ditën e sotme, 25 nëntor 2018

Diel, 25 November 2018 09:21

Dashi

Shmangni fantazitë, sepse mund të përballeni me zhgënjime të mëdha. Më mirë qëndroni me këmbë në tokë. Financat do jenë në një gjendje të qëndrueshme. Beqarët do kenë ndryshime të thella në jetën sentimentale.

Demi

Financat do të kenë përmirësime falë mënyrës suaj të kursimit. Dëshira për të qëndruar sa më shumë me partnerin dhe për të përjetuar emocione do jetë e zjarrtë gjatë kësaj dite. Në punë mund të merrni një propozim.

Binjakët

Ditë jo me shumë mundësi sa u përket çështjeve emocionale. Në planin financiar çdo gjë do shkojë për mrekulli. Për ata që janë të papunë, mundësi të reja duken në sfond, që duhen kapur në kohë.

Gaforrja

Mos u lodhni duke kërkuar princin e kaltër. Yjet do ju favorizojnë në dashuri. Ditë e mirë për projekte të rëndësishme financiare. Investimet do të rezultojnë të suksesshme falë mendjes suaj brilante.

Luani

Një ditë e mirë për ta lëshuar pak dorën sa u përket shpenzimeve. Mund të blini ato gjëra që i keni pasur në mendje prej kohësh. Financat tuaja nuk do të dëmtohen aspak për shkak të këtyre blerjeve.

Virgjëresha

Në aspektin e ekonomisë do ju duhet të hiqni dorë nga disa shpenzime. Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë shumë i qetë sot. Përfitoni për të folur mbi disa çështje dikur të vështira dhe për t’i zgjidhur ato njëherë e mirë.

Peshorja

Në çështjet ekonomike duhet të mateni mirë para se të kryeni çdo lloj shpenzimi. Pas një periudhe jo shumë të qetë në dashuri, sot do rikthehet shpresa. Beqarët kanë shumë mundësi të gjejnë partnerin.

Akrepi

Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm me çdo hap që hidhni. Me partnerin do të keni mendime krejtësisht të kundërta mbi një temë te rëndësishme, por edhe mbi të ardhmen.

Shigjetari

Në aspektin financiar nuk duhet absolutisht të tregoheni impulsivë, sepse do përballeni me probleme serioze. Beqarët nuk do e ndiejnë shumë mungesën e dikujt në krah, sepse miqtë nuk do i lënë për asnjë çast vetëm.

Bricjapi

Në vendin e punës mund të hasni disa pengesa artificiale. Me shumë zgjuarsi do të dini si t’i kaloni vështirësitë. Në planin financiar nuk do të keni asnjë vështirësi të pakapërcyeshme.

Ujori

Do të merrni lajme të mira në punë. Falë angazhimit tuaj, mund të merrni rritje rroge ose rritje në detyrë. Për pjesën më të madhe të atyre që janë në një lidhje dashurie, dita do jetë bukur dhe pa probleme.

Peshqit

Do të jetë një ditë me fat në planin romantik. Nëse nuk jeni në një lidhje, gjasat janë që të mund të gjeni partnerin. Në planin financiar situata do jetë e stabilizuar, pa shumë ulje-ngritje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...