Horoskopi, 12 korrik 2019

Premte, 12 July 2019 08:05

Dashi

Gjatë kësaj fundjave do të keni një marsh më shumë, pasi diçka po ndryshon dukshëm. Këto tre ditë janë vendimtare për të bërë për vete një person që keni përzemër.

Demi

Këshillohet që gjatë kësaj të premteje të tregoheni të kujdesshëm dhe të mos merrni kot. Kjo pasi ka disa situata të mbetura pezull të cilat ju tensionojnë dhe ndoshta kanë të bëjnë me banesën.

Binjakët

Në këtë të premte këshillohet që të lini mënjanë krenarinë, duke shmangur diskutimet, tensionet dhe nervozizmin e kotë. Nëse ndjeni se jeni në krizë, në raportin në çift duhet të jeni më të përqendruar, pasi telashet nuk do të mungojnë.

Gaforrja

Kjo e premte do ju japë më shumë hapësirë ndjenjave, për shkak të pranisë së Venusit në shenjën tuaj. Do të jeni të karikuar me energji, ndaj mos e nënvlerësoni, duke e lënë që të shkojë dëm.

Luani

Ju pret një e premte gjatë së cilës rikuperimi do të jetë i ndjeshëm. Parashikohet një fundjavë ndryshe, gjatë së cilës mund të ketë një takim interesant.

Virgjëresha

Këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm, në raport me të lindurit e shenjës së binjakëve dhe shigjetarit. Parashikohen disa situata tensionuese, lidhur me disa situata që nuk do ju lënë të qetë.

Peshorja

Në dashuri nuk duhet të tregoheni shumë luftarak, pasi tensionet rrezikojnë që ta nxjerrin situatën nga kontrolli. Mundohuni qa të gjeni zgjidhjen, duke bërë diçka që ju pëlqen.

Akrepi

Duhet të tregoheni të kujdesshëm lidhur me financat, pasi keni pasur shumë shpenzime. Edhe në raport me të tjerët duhet ti bëni sytë katër, shkruan noa.al.

Shigjetari

Yjet do të jenë në anën tuaj, duke bërë që të përjetoni emocione të reja dhe të bukura. Mos e përjashtoni veten nga ndjesi të tilla, duke u mbyllur në guaskën tuaj.

Bricjapi

Ju pret një e premte e cila do të bëjë që të ndiheni të lirë, përballë situatave të vështira që iu rrethojnë. Mos bini pre e provokimeve, pasi mund ta pësoni.

Ujori

Ky 12 korrik do të sjellë nisjen e një fundjave të mbushur me verifikime sa i takon dashurisë. Hëna, do ju shtyjë që të pajtoheni me një person, me të cilin së fundmi keni pasur probleme.

Peshqit

Kjo fundjavë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur, ndaj tregohuni të kujdesshëm. Nuk do të keni dëshirë për të bërë asgjë. Këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm me të lindurit e shenjës së luanit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...