×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ndonjëherë punët më stresuese në botë mund të jenë ato që nuk na merr mendja…

E mërkurë, 11 Prill 2018 18:20

Një nga shkaktaret kryesore të stresit është puna. Njerëzit përpiqen që të zgjedhin profesionet në të cilat kanë më shumë prirje dhe mendojnë që mund të arrijnë rezultate më të larta.

 

Por jo gjithmonë ndodh kështu, në vendin e punës ato mund të përballen me nivel të lartë stresi.

 

Sidoqoftë, më poshtë i keni rezultatet e një anketimi të kryer nga ‘Careercast’, ku janë zbuluar punët më stresuese në botë!

 

10) Taksist

Ballafaqimi me pasagjerë të dehur e të çmendur dhe me trafik të dobët, e bën punën e taksistit të renditet e 10’ta në listën e punëve më stresuese në botë.

Niveli i stresit sipas pikëve të anketimit: 48.11.

 

9) Ekzekutiv i lart në korporatë

Çfarë mund t’ju stresojë nëse jeni në pozitat më të larta të një korporate dhe të keni rrogë të mahnitshme? Epo, gjithçka!

Në mënyrë që organizata të funksionojë mirë, ekzekutivi duhet të punojë orë të gjata, të merr vendime të cilat ndikojnë në organizatën dhe punëtorët, e gjithashtu duhet të qëndrojnë të informuar me konkurrentët.

Niveli i stresit: 48.71.

 

8) Ekzekutiv i marrëdhënieve me publikun

Ekzekutivët e PR-it janë përgjegjës për reputacionin e klientëve për të cilët punojnë. Ata duhet të jenë të gatshëm të punojnë orë të gjata, në çfarëdo periudhe të ditës. E gjithashtu, siç e dimë edhe vet, puna me figurat publike dhe yjet e ndryshme, si dhe menaxhimi i aferave të tyre nuk është aspak gjë e lehtë.

Niveli i stresit: 49.44.

 

7) Moderator lajmesh

Dalja para kamerës dhe paraqitja në publik janë që të dyja stresuese, ndërkaq moderatorët e lajmeve duhet t’i bëjnë që të dyja këto çdo ditë. Moderatorët e lajmeve duhet të jenë të gatshëm të dalin para kamerës tërë ditën, gjithashtu të ballafaqohen me njerëz shumë të fuqishëm.

Niveli i stresit: 49.83.

 

6) Gazetar-reporter

Gazetarët reporterë shpeshherë punojnë në zona të rrezikshme me orë të tëra, dhe jo rrallëherë kanë paga të ulëta.

Niveli i stresit: 49.90.

 

5) Koordinator ngjarjesh

Koordinatorët e ngjarjeve punësohen vetëm për ngjarje të cilat janë të rëndësishme për klientët e tyre, që do të thotë se çdo gjë që e bëjnë duhet të jetë e përsosur. Qoftë nëse është fjala për një takim të korporatave apo një dasmë, klientët gjithmonë duan që çdo gjë të jetë e përkyer. Për të mbijetuar në këtë industri, është e domosdoshme të keni aftësi të mira të krijimit të lidhjeve dhe të jeni të mirë në zgjidhjen e problemeve.

Niveli i stresit: 51.15.

 

4) Polic

Policët kanë shumë gjëra me të cilat ballafaqohen. Orare të ndryshme të punës, protesta, ballafaqimi me kriminelë, etj.

Niveli i stresit: 51.97.

 

3) Pilot

Të qenit përgjegjës për sigurinë e qindra pasagjerëve dhe orët e gjata të fluturimeve, kombinuar me mot të keq, normalisht se është gjë stresuese.

Niveli i stresit: 61.07.

 

2) Zjarrfikës

Nuk e mohon kush se profesioni i zjarrfikësit është tejet stresues. Zjarrfikësit çdo ditë e rrezikojnë jetën e tyre për t’i shpëtuar ato të të tjerëve.

Niveli i stresit: 72.43.

 

1) Ushtarak

Përderisa shërbimi në ushtri është çështje e krenarisë, qëndrimi i gjatë larg shtëpisë dhe familjes normalisht se është gjë stresuese. Kjo është edhe më stresuese për ushtarët që gjinden në zona lufte, ku i shikojnë miqtë dhe kolegët duke u plagosur apo duke e humbur jetën.

 

Niveli i stresit: 72.47.

Bonus: Punë tjetër stresuese është të jesh President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Modifikuar më Tuesday, 17 Prill 2018 13:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...