Arkeologët kanadezë gjejnë fosile 23 milionë vjet të vjetra

Premte, 24 August 2018 18:54

Ottawa, 24 gusht − Gërmimet në provincën kanadeze Saskatchewan kanë rënë në gjurmë të gjetjeve sensacionale që sjellin fakte për gjallesat që kanë jetuar miliona vjet më parë. Bëhet fjalë për fosile gjitarësh që kanë gjëllirë para 23 milionë vjetësh. Thuhet në shkrimin e Aljazeeras, që sot e transmeton Koha Ditore. Arkeologët i kanë zbuluar gjatë gërmimeve në parkun kombëtar Grasslands gjatë një projekti të grupit të arkeologëve të Muzeut të Kanadasë me seli në Ottawa.

Në vitin 2007, arkeologët gjetën për herë të parë në këtë park kombëtar eshtra kali dhe rinoqeronti.

Danielle Fraser, udhëheqëse e grupit të shkencëtareve u ka thënë mediave kanadeze se janë gjetur tri lloje fosilesh të kalit.

"Njëri prej fosileve ka madhësinë e një qeni mesatar. Jemi shumë të ngazëllyer, sepse kemi gjetur edhe fosil maceje të ngjashëm me pumën. Po ashtu, kemi gjetur edhe një asht nofulle që s’ka të bëjë me gjitarë”, ka thënë Fraser. Sipas asaj që kanë konstatuar deri më tani, gjetjet sipas saj janë 23 milionë vjet të vjetra. Kësisoj i takojnë Epokës Miocene.

Froster ka dhënë disa arsye për rëndësinë e gjetjeve nga ekipi i ekspertëve të cilit i ka prirë.

“Vërtet jemi të befasuar që këto fosile i kemi gjetur në Kanada, sepse akullnajat nga Koha e akullit, praktikisht e shtynë të gjitha gjërat në njërën anë. Këso fosilesh në Kanada janë fort të rralla”, ka thënë Fraser. Sipas saj, gërmimet në këtë zonë ende po vazhdojnë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...