×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Dikush ju ndjek në ëndërr dhe ngriheni të frikësuar? Ky është shpjegimi

Saturday, 25 August 2018 12:22

Ndonëse mesatarisht një person i sheh katër deri në gjashtë ëndrra brenda një nate, shumica prej tyre harrohen derisa zgjoheni nga gjumi.

Megjithatë, kur ditët marrin me temperatura të larta, nxehtësia mund të ndikojë që të mos flemë aq thellë sa flemë zakonisht, që nënkupton se jemi më të prirë t’i mbajmë mend ëndrrat.

Ndër tjerash, ekspertët bëjnë të ditur se janë disa ëndrra të cilat njerëzit i shohin më shpesh gjatë stinës së verës.

Më poshtë i keni këto ëndrra dhe kuptimin e tyre:

Nëse shihni ëndërr duke ju ndjekur dikush

Kjo është ëndërr e zakonshme ankthi. Fillimisht duhet të mbani mend kush ose çka është duke ju ndjekur dhe kështu do ta kuptoni më mirë se për çfarë brengoseni.

Gjithashtu konsiderojeni distancën mes teje dhe asaj se çfarë është duke ju ndjekur. Nëse ndjekësi është afër atëherë jeni duke u ndjerë të tronditur nga ndonjë situatë, ndërkaq nëse ndjekësi është në distancë të largët kjo sugjeron se do t’i mposhtni me lehtësi problemet e tanishme.

Nëse shihni në ëndërr që jeni duke fluturuar

Kjo lloj ëndrre pasqyron vetëbesim të madh dhe një gjendje të lumtur të mendjes.

Sidoqoftë, nëse gjatë fluturimit hasni në pengesa të ndryshme në ajër, atëherë kjo simbolizon se keni pengesa në jetë reale të cilat ju parandalojnë të lëvizni para.

Nëse shihni në ëndërr se jeni duke vdekur

Nëse shihni në ëndërr se jeni duke vdekur, kjo nënkupton se gjendeni në një situatë të keqe në jetën tuaj, qoftë në një lidhje toksike apo diçka tjetër.

Thënë më thjesht, nëse shihni një ëndërr të tillë, kjo do t’ju shërbejë si mënyrë për të reflektuar dhe për të bërë diçka për këtë gjë.

Megjithatë, nëse shihni në ëndërr se keni vdekur, kjo është gjë pozitive sepse simbolizon transformim dhe fillim të ri.

Kjo ëndërr sugjeron një periudhë ndryshimi, qoftë një punë të re, lidhje apo një shpërngulje nga shtëpia

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...