×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vdes njeriu më i vjetër në botë

E Enjte, 19 Prill 2018 15:29

Cellino Villuaneva Jaramillo, i cili besohet të ketë lindur më 1896, vdiq në spital pasi shpoi mushkërinë e tij pas rrëzimit nga shtrati. Një burrë nga Kili i cili besohet të jetë njeriu më i vjetër në botë, ka vdekur në spital në moshën 121-vjeçare. Cellino Villanueva Jaramillo, të cilin ‘The Guardian e takoi dhe intervistoi vitin e kaluar, ka vdekur të mërkurën në qytetin jugor të Kilit, San Jose de Mariquina.

Qindvjeçari, i lindur me 25 korrik 1896 por i cili nuk është njohur nga libri i Genisit për shkak të mungesës së verifikimit zyrtar për datën e tij të lindjes, ishte rrëzuar nga shtrati javën e kaluar dhe kishte thyer tre brinjë, një nga të cilët shpoi një mushkëri. Pas një operacioni urgjent dhe vënien në kujdes intensiv, mjekët në fillim ishin optimistë se do të mbijetojë. Por ditëve të fundit mushkëria e tij u përkeqësua, dhe të martën një prift u ftua që t’ia kryejë ritualet e fundit.

“Jemi shumë të pikëlluar,” tha Ivonne Morales, e cila së bashku me nënën e saj Marta Ramirez e kishin adoptuar Cellinon kur ai ishte 99 vjeçar. “Ai ishte pjesë e familjes sonë, burri i shtëpisë. ”Edhe pse i nderuar nga politikanët, duke përfshirë miliarderin e kilian presidentin Sebastian Pinera, si njeriu më i vjetër i vendit,  Villuaneva asnjëherë nuk mori kujdes nga specialistët, e as familja e tij ndonjë mbështetje institucionale ose ndihmën nga shtëpitë për të vjetrit.

Një qëndrim në spital në korrik të 2017’tës doli të jetë traumtatik dhe i keq për qindvjeçarin, i cili u lidh për shtrati dhe iu nënshtrua mjekimit të rëndë për dy javë që ai të mos kërkonte të lejohej që ta përdorë banjon.

 Në një intervistë në Shkurt, Marta Ramirez, vetë 85 vjeçare, ishte këmbëngulëse që të mos e dërgojë mysafirin e saj të vjetër në shtëpi të pleqve: “Jam e lodhur dhe është shumë e vështirë të kujdesesh për të pa mbështetje – por ai thjesht nuk do të mbijetonte në një shtëpi, ata vdesin atje shumë shpejtë,” i tha ajo The Guardian.

Cellino Villuaneve, një punëtor ferme i cili nuk u martua asnjëherë dhe nuk kishte të afërm për të cilët dihej, do të varroset të premten në mëngjes në varrezat vendase në Mehuin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...