Çfarë ‘diskutojnë’ milionerët me fëmijët e tyre rreth financave?

Premte, 20 Prill 2018 16:21

 Zhvillimi i aftësive matematikore që në moshë të hershme sjell avantazh të madh. Kjo është arsyeja pse shumica  e njerzve të pasur në botë, i flasin shumë fëmijëve të tyre për paratë, e kundërta që bëjnë njerëzit e thjeshtë: që përpiqen të mbajnë sa më larg “bisedave për para” fëmijët e tyre.

Më poshtë janë disa prej këshillave më të rëndësishme të prindërimit, nga ata që kanë patur sukses financiar në jetë, dhe që SIebold i bëri të ditura për CNBC.

1. Rrethohuni nga njerëz të suksesshëm

Mund të jetë njësoj e thjeshtë si të luash sporte që dominohen nga njerëz të pasur, si për shembull golfi. Kjo ju krijon shanse rrjetëzimi, këshillon SIebold. Ai thotë për CNBC: “Duhet të keni miq të pasur. Ekspozimi ndaj vetëdijësimit të tyre të lartë për çdo gjë që lidhet me pasurinë, do të zgjerojë në mënyrë dramatike mënyrën se si mendoni”.

2. Fitoni para duke zgjidhur probleme

Nëse jeni të fiksuar pas pasurimit, mund të ndihmoni në ndërkohë të tjerët. Nëse ndihmoni për të zgjidhur një problem të përhapur, kjo është një mënyrë e sigurtë për të fituar para. Siebold tha për CNBC: “Kaloni kohë vetëm në argëtim, dhe do të vuani financiarisht gjithë jetën. Investojeni kohën tuaj duke krijuar zgjidhje për problemet e njerëzve, dhe nuk do të humbni asnjë minutë gjumë prej shqetësimit se si do të paguani kredinë”.

3. Zgjidhni një karrierë që e doni

Do të jeni shumë më të motivuar nëse fitoni para duke bërë një punë që e doni, se sa një që e urreni. Por kjo gjë harrohet shumë kollaj gjatë garës për t’u pasuruar. Siebold i tha CNBC: “Eshtë e vështirë të harxhosh kohën dhe energjinë e nevojshme për një profesion që të mërzit, apo që ka shumë pak kuptim përtej parave. Të zgjohesh përditë i ngazëllyer që po shkon në punë, kjo është forumë për bollëk financiar, përmbushje emocionale dhe kënaqësi në jetë”.

4. Shpenzoni me kujdes

Edhe nëse paga juaj është e madhe, buxhetimi është sërish shumë i rëndësishëm që të mbeteni të pasur. Siebold i dha një paralajmërim CNBC: “Shpenzimet e tepruara të shkatërrojnë. U ndodh përditë njerëzve që kanë miliona dollarë në dispozicion”.

5. Ju meritoni t’ia dilni

Më e rëndësishmja, mos e harroni kurrë se ju e meritoni begatinë. Ajo nuk duhet të jetë e rezervuar vetëm për njerëz me një të kaluar të caktuar.

Të besosh tek vetja, kjo e bën të mundur, argumenton Siebold. “Të vetmit që thonë se nuk e meritoni, janë ata që nuk ia kanë dalë dot kurrë. Më besoni, kur të jeni bërë të pasur, do të jeni të bindur që e keni fituar vetë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...