×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kerofobia, frika e të qenit i lumtur

Tuesday, 24 Prill 2018 20:48

E keni provuar ndjesinë e diçkaje që duket shumë mirë për të qenë e vërtetë, dhe shihni se majft gjëra kanë ndodhur në favorin tuaj së fundmi dhe ju duket e dyshimtë?

Disa persona nuk mund ta kapërcejnë këtë ndjesi, dhe fati i tyre i mirë merr një kthesë të keqe në mendje. Njerëzit që kanë një neveri të paarsyeshme për të qenë të lumtur  vuajnë nga sindromi që quhet Kerofobia (cherophobia). Ajo vjen nga fjala greke ‘chairo’ që do të thotë “unë gëzohem”. Në thelb ajo do të thotë se njerëzit kanë frikë të bëhen pjesë e çdo gjëje të lumtur.

Nuk janë aktivitetet e frikshme, por është frika se nëse e lëshon veten të jesh i lumtur, mund t’ju ndodh diçka e tmerrshme. Jo më kot ne shqiptarët përdorim një shprehje kur kalojmë një situatë me të qeshura pa fund, “na daltë për hajër”.

Kerofobia nuk përdoret gjerësisht dhe nuk ka një përcaktim të saktë, por është shfaqur si term në edicionin e fundit të Diagnostic Statistical Manual of Mental Disorders, që është burimi kryesor i diagnostifikimit të kushteve të shëndetit mendor. Por sipas Healthline, disa mjekë ekspertë e klasifikojnë kerofobinë si një formë ankthi.

Dikush që ka kerofobinë, ndoshta nuk është i trishtuar gjithë kohës, por thjesht shmang ngjarjet apo aktivitetet që i sjellin lumturi e gëzim.

Disa simptoma të kësaj, sipas Healthline janë:

  1. Ankth kur jeni të ftuar në një mbledhje shoqërore
  2. Anashkalimi i mundësive që mund të çojnë në ndryshime pozitive të jetës, me frikën se diçka e keqe do të ndodhë
  3. Refuzoni të merrni pjesë në aktivitete “zbavitëse”.
  4. Mendoni se të jesh i lumtur do të thotë se do të ndodhë diçka e keqe.
  5. Mendoni se lumturia ju bën një njeri të keq, apo më të keq.
  6. Beson se të tregosh lumturi është keq për ty, miqtë dhe familjen.
  7. Mendoni se të përpiqesh të jesh i lumtur është humbje kohe dhe përpjekjesh.
  8. Burimet e Kerofobisë janë nga më të ndryshmet. Për shembull, mund t’ju ketë ndodhur diçka e keqe pas një çasti lumturie, dhe mendoni se kështu mund të ndodhë sërish.
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...