×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Njomza Vitia, këngëtarja e re kosovare që synon tregun amerikan

E mërkurë, 14 November 2018 19:47

Një artiste e re shqiptare, po synon tregun amerikan të muzikës. Bëhet fjalë për këngëtaren e quajtur Njomza Vitia, e cila ka publikuar klipin e saj më të ri muzikor - “Lonely Nights”.

Faqja prestigjioze e muzikës në botë, Billboard, i ka dedikuar një artikull vajzës me prejardhje shqiptare.

“Në pamje të parë të klipit, Njomza shihet e ulur në dhomën e saj ku jeton, kur papritmas dhoma transformohet në një destinacion tropikal dhe romantik. Në të vërtet, fantazia dhe realiteti ndërthuren sikur Njomza ikën nga rutina e saj e zakonshme”, janë fjalët me të cilat Billboard ka përshkruar klipin e saj.

Regjisor i klipit është Chad Tennies, i njohur për punën e tij në video muzikore “Bad & Boujee” të grupit të famshëm të hip hop-it, Migos.
Njomza Vitia ka lindur më 22 prill të vitit 1994, ajo rrjedh nga një familje Kosovare, prindërit e saj kanë emigruan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetojnë edhe sot.

Ajo është një këngëtare dhe tekstshkruese, dhe me muzikë ka filluar të merret që nga mosha 14 vjeçare, kur formoi bendin e saj të parë të quajtur “Scarlett”.

Fillimisht ajo ka kënduar këngë ‘cover’, e më pas ka nënshkruar kontratë me labelin e reperit tashmë të ndjerë Mac Miller.

‘Mixtape’-i i saj i parë u publikua më datë 22 prill në ditëlindjen e saj të nëntëmbëdhjetë, dhe është titulluar “Gold Lion”. Në vitin 2015, ajo publikoi një këngë solo të titulluar “”Creatures of the Night”, producent i së cilës ishte vet Mac Miller./atsh

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...