Përse flasin njerëzit gjatë gjumit?

Saturday, 18 May 2019 12:33

Sipas ekspertëve gjysma e fëmijëve dhe pesë për qind e personave të rritur flasin në gjumë. Ky çrregullim është më i zakonshëm në mesin e meshkujve, por ende nuk është e qartë se pse kjo ndodh kështu.

– Çfarë është “të folurit në gjumë”?

Të folurit në gjumë është një çrregullim i gjumit që mund të ndodhë gjatë ndonjë faze të gjumit. Sipas “National Sleep Foundation”, gjatë të folurit në gjumë mund të ndodhë që njerëzit të bëjnë dialogë dhe monologë të ndërlikuara, por edhe të flasin gjëra pa lidhje ose vetëm pëshpëritje. Ata që flasin në gjumë nuk janë në dijeni të sjelljes së tyre, nëse dikush nuk iu tregon atyre. Ata që flenë me njerëz që flasin në gjumë duhet të dinë se ata nuk e bëjmë atë me qëllim dhe të mos inatosen nëse në gjumë përmendet emri i tyre për të keq.

– Çfarë e shkakton atë?

 Të folurit në gjumë mund të jetë një simptomë e çrregullimeve më të rënda, të tilla si, apnea gjatë gjumit, ankthet dhe çrregullimet e lidhura me fazën fillestare të gjumit. Të folurit në gjumë mund të ndodhë kur një person ka ethe, kur është i privuar nga gjumi, apo në depresion, nën stres ose kur ka konsumuar alkool para gjumit.

– Çfarë rreziku mbart të folurit në gjumë?

Nëse për shkak të folurit në gjumë bëni gjumë të dobët ose nëse kjo ndikon negativisht në funksionimin tuaj të përditshëm, duhet të bisedoni me mjekun. Sepse për shkak të të folurit në gjumë mund të jeni i privuar nga gjumi në mënyrë kronike, gjë e cila rrit rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe obeziteti. Nëse një person rrallë flet në gjumë, nuk keni nevojë për t’u shqetësuar, por nëse kjo ndodh pothuajse çdo ditë, duhet të vizitohet mjeku.

– A duhet të zgjoni personin që flet në gjumë?

Varet nga situata. “Nëse e zgjoni atë që flet në gjumë dhe i cili përndryshe vuan nga pagjumësia, ai mund të mos flasë për një kohë, por sa më shpejt që të bie në gjumë përsëri do të vazhdojë me tregimin. Dhe në qoftë se kemi të bëjmë me çrregullime të lidhura me fazën fillestare të gjumit, zgjimi mund të jetë i dobishëm, por mund edhe të mos jetë e dobishme, prandaj është e rëndësishme që në këtë rast, të kontaktoni mjekun”, thotë profesori Ilene Rosen nga Universitetit i Pensilvanisë, i cili merret me problemet që kanë njerëzit me gjumin.

A mund të bisedojmë me ata që flasin në gjumë?

 Kjo  varet nga personi në person.

Sipas “National Sleep Foundation”, të folurit në gjumë mund të jetë bisedë spontane apo e detyruar. Por në qoftë se flisni me personin që është duke folur në gjumë, ju mund ta zgjoni atë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...