Madonna bën deklaratën e fortë:Vaksina ekziston, por.../Instagrami i censuron videon

E mërkurë, 29 July 2020 10:28

 

Së fundmi mbretëresha e popit Madonna ka ndarë një video në llogarinë e saj në Instagram ku ka bërë një deklaratë që ka shokuar të gjithë, deklaratë e cila rifillon nga një diskutim i Stella Immanuel .

Sipas yllit të ‘Papa dont preach’ tashmë ka një vaksinë për Covid-19 e cila ka gjunjëzuar botën por duan të përfitojnë sa më shumë nga kjo gjë.

Por disa minuta më vonë video e publikuar nga Madonna është fshirë nga rrjeti social Instagram.

Ja çfarë përmbante video-ja:

'E vërteta do ju çlirojë të gjithë. Por disa njerëz nuk duan ta dëgjojnë atë. Sidomos njerëzit me pushtet që duan të përfitojnë nga ky kërkim i gjatë për një vaksinë që është vërtetuar se është e disponueshme muaj më parë. Ata preferojnë që frika të marr kontrollin dhe të pasurit të pasurohen më shumë ndërsa të varfërit dhe të sëmurët të përkeqësohen. Kjo grua është heroina ime. Faleminderit Stella Immanuel.

Po kush është Dr.Stella Immanuel që Madonna i beson kaq shumë?

Dr Stella Immanuel është pjesë e ‘America’s Frontline Doctors’ një grup i ri që duket se është formuar në Sh.B.A për të mbështetur përdorimin e Hydroksilklorinës në kurimin e Covid-19.

Madje video e saj jashtë ndërtesës së qeverisë ku foli përpërdorimin e Hydroksilklorinës është bërë virale.

'Jam këtu sepse kam trajtuar personalisht mbi 350 pacient me Covid. Pacientë që kanë diabet, tension të lartë, astmë. Pacienti im më i vjetër ishte 92 vjeç dhe më i riu 7 vjeç dhe rezultati ka qënë i njejtë. Terapia ime për këta pacienta përmbante hidroksilkloroquine, zink, Zithromax, dhe gjendja e tyre është e mirë" ka thënë Immanuel.

Ajo tregoi gjithashtu një studim të publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i Shteteve të Bashkuara për të mbështetur pretendimet e saj mbi efikasitetin e hidroksilklorinës dhe pretendoi se kompanitë e mëdha të mëdha farmaceutike mund të kenë komplotuar kundër përdorimit të hidroksiklorurit në COVID-19.

Por jo vetëm kaq Immanuel pretendon se vaksina ndaj Covid-19 ekziston se maska dhe karantina janë të padobishme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...