Apple lajmëron riblerjen e aksioneve në $100 mld, ja arsyeja

E mërkurë, 02 May 2018 15:39

Gjiganti i teknologjisë Apple, raportoi të dhënat e shitjeve të iPhone, duke ulur shqetësimet e rënies së kërkesës globale. Kompania premtoi gjithashtu se do të riblejë 100 miliardë dollarë aksione të veta, duke i dhënë siguri investitorëve.

Rezultati për tremujorin e parë i Apple kaloi projeksionet e analistëve dhe kompania tregoi optimizëm për tremujorin aktual, duke çuar vlerën në treg në 175.2 dollarë për aksion, në rritje me 3.6%.

Furnitorët nga e gjithë bota kishin paralajmëruar për ngadalësimin e kërkesës për smartphone, duke rritur shqetësimet  për varësinë e kompanisë ndaj iPhone.  Shitjet e iPhone arritën në 52.2 milionë gjatë tremujorit, sipër 50.7 milionë që ishin në të njëjtën periudhë një vit më parë, por poshtë 52.3 milionë që prisnin analistët.

Apple bleu 23.5 miliardë dollarë aksione gjatë tremujorit dhe deklaroi se planifikon të rrisë dividentin me 16%. Paraja që Apple lajmëroi  për riblerjen e aksioneve, në 100 miliard dollarë, është sa dyfishi i vlerës së tregut të Tesla.

Kompania publikoi të ardhura në 61.1 miliardë dollarë për tremujorin, në rritje nga 52.9 miliard që ishin në vitin e kaluar dhe sipër projeksioneve të analistëve. Çmimi mesatar i shitjes për iPhone ishte 728$, poshtë projeksioneve prej 742$.

Megjithatë krahasuar me 655 dollarë në vitin e kaluar, shifra është 10% më e lartë dhe tregon se iPhone X që nis në 999 dollarë, ka rritur çmimet.  Analistët prisnin që çmimi i lartë të ulte kërkesën për iPhone X, por kreu ekzekutiv Tim Cook tha se ishte modeli më i pëlqyer i iPhone gjatë tremujorit.

Lajmet pozitive për iPhone rritën gjithashtu aksionet e furnitorëve të procesorëve, përfshirë Broadcom. Fitimi rezultoi në 2.73 dollarë për aksion, sipër pritshmërive për 2.68.

Biznesi i shërbimeve të Apple, që përfshin Apple Music, App Store dhe iCloud,  gjeneroi 9.1 miliard dollarë të ardhura, sipër projeksioneve. Shitjet në Kinë u rritën me 21% nga viti i kaluar, që është norma më e lartë në 2 vite e gjysmë.

Megjithatë, Apple theksoi edhe kontributin që jep te ekonomia amerikane,  përfshirë miliardat e dollarëve që shpenzon çdo vit te furnitorët në SHBA./scan

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...