×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Si të trajtoni irritimin e lëkurës poshtë gjoksit

Hënë, 14 May 2018 16:39

Djersitja e shpeshtë, përdorimi i veshjeve të ngushta sintetike, zgjedhja e reçipetave të gabuara dhe alergjitë nga produktet larëse bëhen shkak për një prej shqetësimeve më të mëdha gjatë verës, irritimi i lëkurës poshtë gjoksit. Ky lloj dermatiti, i njohur ndryshe me emrin mjekësor intertrigo, mund të prekë këdo, por më të rrezikuara janë femrat me gjoks të madh. Skuqja e pashmangshme, formimi i qeskave me qelb dhe kruajtjet e vazhdueshme janë disa prej simptomave kryesore të këtioj lloj dermatitis. Living ju njeh me katër prej trajtimeve natyrale që mund të realizoni në kushte shtëpie për të qetësuar lëkurën e inflamuar.

1.Kompresa të ftohta: Hapi parë që duhet të bëni në trajtimin e irritimit të lëkurës poshtë gjoskit është të vendosni kompresa e ftohtë. Merrni disa kubeta akulli, mbështillini me një napë pambuku dhe vendosini poshtë gjoksit.  Përsëriteni këtë veprim çdo 10 minuta për aq kohë të lirë sa keni në dispozicion. Mos e fshini lëkurën në fund, por lëreni të thahet në mënyrë natyrale. Këshillohet të mos vishni reçipeta.

2. Aplikoni vaj të pemës së çajit: Vaji i pemës së çajit ka veti antiinflamatore dhe hidratuese që arrijnë të neutralizojnë ifneksioni dhe të qetësojnë lëkurën. Nuk këshillohet ta aplikoni direkt mbi lëkurë, por ta bashkoni me vaj ulliri, p.sh në masën 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe 5 pika vaj i pemës së çajit. Më pas lyeni lëkurën poshtë gjoksit me ndihmën e një tamponi pambuku.

3. Masazhoni zonën e infektuar me xhel të aloe veras: Bima e aloe veras ka në përmbajtjen e saj antioksidantë, përbërës me veti antiinflamatore dhe antibakteriale. Merrni pak nga xheli i kësaj bimë dhe masazhoni lëkurën e irrituar me lëvizje rrethore të mollëzave të gishtave.

4.Lyeni zonën e inflamuar me përzierje borziloku: Merrni disa gjethe broziloku të freskët dhe kalojini në frulator derisa të formohet një pastë, njëlloj sikurse bëni peson. Me ndihmën e një spatule aplikojeni poshtë gjinjve dhe prisni derisa të thahet. Në fund pastroni lëkurën me ujë të ngrohtë dhe fshijeni me kujdes.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...