×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

‘Mali Ylber’, një prej bukurive natyrore më mbresëlënëse në Peru

Hënë, 14 May 2018 18:27

Mali Ylber, është një prej bukurive natyrore më të bukura të Perusë, i cili edhe pse nuk ka shumë kohë që është zbuluar, po vizitohet nga turistë të shumtë, ai është shumë i rrezikuar dhe ambientalistët e kanë shprehur frikën që kanë për të ardhmen e tij.

Kjo bukuri natyrore ka miliona vjet që është formuar, ajo nuk ka më shumë se pesë vjet që po vizitohet nga turistët dhe ndodhet rreth 5,000 metra mbi nivelin e detit në Ande në Peru.

Që nga momenti që ajo u bë e njohur për turistët, numri i këtyre të fundit shkon deri në 1,000 vizitorë në  ditë. Nëse do t’i hidhni një vështrim të shpejtë fotove ju mund të mendoni se ato janë thjesht imazhe të editura dhe nuk janë reale, por jo, pamje të tilla janë mëse të vërteta.

Ambientalistët kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me shkatërrimin e këtij mjedisi, duke filluar nga vrasja e kafshëve të ndryshme, të cilat janë shumë të rralla në këtë vend, shprehet Dina Farfan, një biologe nga Peruja, e cila po studion kryesisht kërcënimin e botës së egër.

Edhe turistët të cilët shkojnë për ta vizituar këtë mal në Peru, po e rrezikojnë atë shumë. Por një kërcënim tjetër më i madh është edhe ai i fundit, ku kompania Camino Minerals, një kompani kanadeze minierash ka aplikuar për të marrë të drejtat për të gërmuar pikërisht në këtë vend sepse është shumë i pasur me minerale.

Të ardhurat që gjenerohen nga ardhja e turistëve shkojnë deri në 290,000 paund në vit. Kjo është një mrekulli e vërtetë shprehet një prej banorëve të zonës, i cili fiton rreth 3,800 paund duke i shoqëruar turistët me kalin e tij deri në Malin Ylber.

Modifikuar më Hënë, 14 May 2018 18:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...