×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Hapësirë, zbulohet një vrimë e zezë 20 miliardë herë më e madhe se Dielli

Diel, 20 May 2018 14:34

Është zbuluar një vrimë e zezë me një masë 20 miliardë herë më të madhe se sa ajo e Diellit tonë dhe është krijuar kur universi ishte shumë i ri.

Kjo vrimë e zezë është shumë larg, zgjerohet me një shpejtësi më të lartë se sa ajo e çdo vrime tjetër të zezë që është vëzhguar deri tani dhe po gëlltit materien që e rrethon me një sasi sa dyfishi i Diellit çdo dy ditë, sipas zbulimit të bërë nga Universiteti Kombëtar Australian (ANU) dhe që është botuar në revistën shkencore “Publications of the Astronomical Society of Australia”.

“Kjo vrimë e zezë gjigante lëshon sasi të mëdha energjie që përbëhen kryesisht nga dritë ultravioletë por edhe rreze X”, shkruan Christian Wolf i Shkollës Kërkimore të Astronomisë dhe Astrofizikës dhe koordinator i këtij kërkimi.

“Nëse kjo mostër do të ishte në qendër të Rrugës së Qumështit, do të ndriçonte 10 herë më shumë se sa një hënë e plotë. Do të shfaqej si një yll jashtëzakonisht i shndritshëm, që do të zhdukte nga shikimi të gjitha yjet në qiell”, shtoi ai.

Studiuesit kanë përllogaritur se kjo vrimë e zezë është krijuar rreth 12 miliardë vite më parë dhe rritet 1,0% çdo një milion vite.

“Kjo vrimë e zezë rritet aq shpejt sa që shkëlqen mijëra herë më shumë se sa një galaktikë e tërë për shkak të të gjithë gazrave që thith në vazhdimësi, që shkaktojnë fërkim dhe nxehtësi të lartë”, thekson Wolf.

Vrimat e zeza kaq të mëdha dhe me një rritje ka të shpejtë janë jashtëzakonisht të rralla.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...