×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Talasemia e pengoi të rritet, historia e 28-vjeçarit që duket si 13 vjeç

E mërkurë, 30 May 2018 20:56

Xhanin Feka është 28-vjeç, por duket vetëm si 13.

Ai është rritur me problemet e talasemisë, mungesa e gjakut ka bërë që Xhanini të këtë probleme serioze me zhvillimin e trupit.

Peripecitë e tij nuk kanë të sosur, përveç sëmundjes i duhet të punojë pasi kempi i invaliditeti prej 103 mijë lekësh të vjetra nuk i mbulon shpenzimet e sëmundjes dhe të familjes.

“Në moshën 3-vjeçare prindërit e mi e kuptuan që unë kisha sëmundjen e talasemisë. Kam 25 vite që vuaj nga kjo sëmundje, gjithë problemi jonë është mungesa e gjakut gjë e cila ka ndikuar negativisht tek ne. Prandaj duhet një apel për të gjithë njerëzit në Shqipëri që të dhurojnë sa më shumë gjak”, thotë Xhanin Feka.

Çfarë pasojash serioze ka sjell për shëndetin tënd mungesa e gjakut?

“Pasoja kryesore është në mosformimin e trupit tim. Se unë vërtetë jam 28 vjeç, por fiziku im nuk e tregon moshën. Jam si 13-14 vjeç, por gjë e cila nuk më ka penguar të jem optimist për jetën”.

Por si reagojnë njerëzit për moshën e Xhaninit?

“Kur i them që jam 28 vjeç ndonjëherë e besojnë, e ndonjëherë nuk e besojnë, por tani me kartat e identitetit bëhet e besueshme kjo gjë”, shprehet Feka.

28- vjeçari ka përfunduar ciklin e studimeve të larta për agro-biznes, por që ende nuk është diplomuar për këtë arsye ai prej 6 vjetësh punon si operator kompjuterik. Ai na bën të ditur që të ardhmen nuk e shikon në Shqipëri, por në një vend ku trajtimi mjekësor dhe ai social është më i mirë.

“Planet e mia në vazhdimësi janë në vendet e BE-së, sepse vetë sëmundja jonë jashtë shtetit ka më shumë përkujdesje”, thotë 28-vjeçari.

Çdo 21 ditë Xhanin duhet të marrë gjak për të vijuar jetën normalisht. Një dhurim i thjeshtë për të është ndihmë për të mos vuajtur pasojat e mungesës së gjakut.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...