Një reformë në drejtësi, për reformën në drejtësi

Premte, 15 June 2018 20:25

Që me të Drejtën Romake, bazën e sistemit juridik, historia e njerëzimit ka njohur gjyqe të këqija dhe gjyqe të mira, por kurrë nuk ka njohur një shtet pa gjykata. Rezultati i deritanishëm, pra asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese, gardianes së sistemit parlamentar dhe juridik shqiptar, dhe Gjykatës së Lartë, si autoriteti i fundit i vendimeve përfundimtare, tregon qartë se nuk ka reformë në drejtësi, por një deformim të shtetit shqiptar. Madje, edhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, është siguruar vijimësia e sistemit gjyqësor duke inkuadruar gjykatat otomane në sistemin juridik të shtetin shqiptar, pa asnjë “ngrirje”.

Çka është më e rëndësishmja është se kjo reformë që do përndiqte korrupsionin është infektuar nga korrupsioni. Kjo reformë nuk po godet të korruptuarit në drejtësi, por po godet dhe ka gjymtuar sistemin e drejtësisë. Kjo nuk është më një armë kundër të korruptuarve, por një armë në duart e të korruptuarve dhe krimit të organizuar. Mjafton të shohim emërimin anti-kushtetues dhe në kontradiktë me vet reformën të Arta Markut, Kryeprokurores së Përkohshme, tagri i detyrës së të cilës duhet të ishte vetëm ushtrimi i një “kujdestarie” të organit të Prokurorisë. Por,  kjo Kryeprokurore s’është as e përkohshme e as kujdestare, por vet Edi Rama në krye të Prokurorisë.

Çështja Tahiri dhe Çështja Xhafa janë dy vërtetime që demaskojnë tërë atë propagandë që e veshi reformën në drejtësi me mantelin e superheroit. Tahiri është i lirë, i vëllai Xhafës e ka burgun si kafenë, hynë e del sipas qejfit, ndërsa ligjet anti-kushtetuese të Edi Ramës nuk i kundërshton dot sepse nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Ndaj një shpronësimi të padrejtë sot një qytetar nuk mund të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, sepse është asgjësuar nga reforma. Vet procedurat për largimin e gjyqtarëve bazohen në metoda sigurimi, të kontrollit se çfarë këpucësh heq pas dere, se çfarë rrobash veshin dhe  deri tek kontrolli i fëmijëve nëpër shkolla. Pra, ky brumë që e përbën këtë reformë s’ka krahasim në botën euro-atlantike.

Thënë ndryshe, kjo reformë që do zgjidhte problemet, është bërë vetë problemi dhe ka degraduar në atë masë saqë duhet një reformë tjetër për vet reformën në drejtësi.

Modifikuar më Saturday, 16 June 2018 14:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...