Ja kush do ta rrëzojë Ramën nga pushteti

Premte, 29 June 2018 13:01

Redaksionale

Në këto 27 vite demokraci në Shqipëri lajmotivi i ecjes përpara të popullit shqiptar, aspirata më e rëndësishme për të ardhmen ishte “Ta bëjmë Shqipërinë si e gjithë Evropa”.

Ndaj edhe objektivi kryesor i çdo qeverie, e djathtë apo e majtë qoftë, ka qenë pikërisht avancimi dhe ecja përpara hap pas hapi deri në anëtarësimin final në familjen evropiane.

Çdo qeveri ka shënuar progres dhe ka vënë tullën e saj në këtë proces të rëndësishëm të kombit tonë. Qeveria e cila ka spikatur më së shumti në këtë drejtim sigurisht që ka qenë ajo e ish-Kryeministrit Sali Berisha, e cila ka shënjuar historinë me firmosjen e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, liberalizimin e vizave dhe statusin kandidat.

Të tria këto arritje historike nuk do të mund të ishin realizuar pa një mentalitet perëndimor dhe prej burri shteti, nuk mund të arriheshin pa konstruktivitetin dhe bashkëpunimin me opozitën që i realizoi me përpikmëri dhe atdhedashuri mazhoranca “Berisha”

Nga ana tjetër kemi qeverisjen “Rama”, e cila në fakt edhe ajo nga ana e saj ka thyer një rekord, duke qenë e vetmja qeveri në histori që nuk ka arritur të bëjë asnjë hap përpara në çështjen  integrimit.

Dhe në të gjithë këto dështim spektakolar arsyet nuk janë gjeopolitike apo racizëm ndaj vendit tonë, siç përpiqen të justifikohen anëtarët e kësaj mazhorancë.

Janë vetëm arsyet e politikës lokale të ndjekura nga qeveria “Rama”. BE kërkoi luftën kundër krimit të organizuar Rama nga ana e tij zgjodhi të bëhej palë me kriminelë dhe t’i ofronte atyre në tepsinë e tij pjesën më të madhe të pushtetit, duke futur eksponentë të krimit brenda parlamentit.

BE kërkoi luftë kundër korrupsionit ndërkohë që Kryeministri zgjodhi të përfitonte nga korrupsioni dhe jo nga përballja me të. Ai zgjodhi pasurimin personal të tij dhe të miqve të tij oligarkë, duke e futur vendin në një qorrsokak të paparë ndonjëherë ekonomiko-social.

Fatkeqësisht kur qeveria dhe politikanët pasurohen në vende të varfra këta pasanikë të politikës përfitojnë dhe pushtet. Çka në këto vende si i yni i jep atyre dhe kontrollonin politik, mediatik dhe institucional. Është ky kontroll që i mban ata në pushtet dhe krijon kështu rrethin vicioz shumë të rrezikshëm për demokracinë. E gjitha kjo largon shtetin dhe popullin nga zhvillimi ekonomik, nga vënia e drejtësisë. Largon vendin nga transparenca dhe rrjedhimisht nga bota evropiane.

Por Shqipëria ka një karakteristikë të veçantë pasi është esencial për zhvillimin e mëtejshëm të Evropës, për shkak të pozicionit ët tij gjeografik, i cili do të ndihmojë tregun ndërkombëtar ekonomik. Bashkëjetesa fetare tejet pozitive që e bën Shqipërinë shembull, për çdo shtet anëtar ose jo në BE, është një ndër vlerat më të mëdha që ne i ofrojmë Perëndimit dhe Evropës. Gjithashtu historiku i kombit tonë si mbrojtës i vlerave perëndimore ndaj shoqërive barbare që nga koha e Skënderbeu.

Dhe do të jenë pikërisht këto veti dhe vlera të veçanta të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar që do të rrëzojnë pushtetin sovjetik të qeverisë Rama./55news.al/

Modifikuar më Saturday, 30 June 2018 08:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...