A duhet të shqetësohen shqiptarët për marrëveshjen e detit?

E Enjte, 19 July 2018 19:40

Nga Sadi Hoti

A duhet të shqetësohen shqiptarët për marrëveshjen e detit?

Marrëveshja  për caktimin e kufirit detar mes Shqipërisë  e  Greqisë po i afrohet fundit. Kryeministri grek Tsipras e pohoi, duke sqaruar se, kjo marrëveshje do i sigurojë vendit  të tij zonën ekonomike me rezerva  të mëdha nafte, e territori detar do të zgjerohet  nga 6  në 12 milje. E thënë ndryshe, Shqipërisë do i hiqen mijëra kmterritor detar. Deklarata e Tsipras u pasqyrua  në mediat tona me titujt, “shpërthejnë mediat greke”  të shqetësuara  për marrëveshjen me Shqipërinë. Ngjan si humor, por grekët po shqetësohen se marrin mijëra km2 , ndoshta edhe kanë  të drejtë se i duket pak, ndërsa mediat shqiptare mjaftohen me jehonën e shqetësimit  të kolegëve greke.

Përveç ish-kryeministrit Berisha,  që vazhdimisht denoncon këtë marrëveshje poshtëruese e  të padrejtë,  të tjerët  heshtin sikur kanë marrë dhuratë nga një “kalë troje”. Heshtin partitë e shoqatat patriotike, shoqëria civile, profesorët e studentët, hesht edhe ish- koloneli i famshëm  në pension  që u bë copë  për  të rrëzuar marrëveshjen e parë. Aq më pak  të organizohet dikush, kur një “copëtim”  në tavolinë është i afërt, dhe “gjeneral” Rama e ka humbur betejen  që kur pretendonte  për zero probleme me fqinjët sidomos  para hapjes së negociatave me BE (Bashkimin Europian). Mbyllja e problemeve para negociatave është një mashtrim i rëndomtë i një BE  që ka marrë pamjen e Presidentit  të Komisionit Juncker, një i moshuar  i respektuar  që qëndron  në këmbë i ndihmuar nga  të tjerët. Në të vërtetë Europa nuk ka ndonjë interes  të mbrojë territorin shqiptar,  për ato një Shqipëri më e vogël e Greqi më e madhe nuk përbën ndonjë diferencë.

Në një moment  të rëndësisë kombëtare  për shqiptarët, opinioni publik po merret me probleme dytësore, të përkohshme dhe  të parëndësishme krahasuar me humbjen e territorit. Megjithatë, Shqipëria ka ligje dhe ka institucione  që kanë detyrim ligjor dhe objekt  të punës mbrojtjen e sovranitetit e garantimin e territorit.

Territori nuk humbet vetëm me agresion ushtarak nga jashtë, por edhe ashtu siç po ndodh sot,  në vend  të tankeve janë  tavolina luksoze “bisedimesh” e “negociatash”, thirrjet nacionaliste e shoviniste janë zëvendësuar me termat e sheqerosura   të integrimit, e po negociohet e shkëmbehet realja me irealen. Qeveria shqiptare po shkëmben detin faktik me rezervat e mëdha nën-ujore (edhe sikur  të ishte ujë e kripë do kishte  të njëjtën vlerë) me Epirin e Veriut  që nuk ekziston  e me ligjin e luftës pa kuptim.

Komisionet përkatëse parlamentare nuk duhet  të humbin kohë me dëgjesa pavlerë, por  të thërrasin ministrin e jashtëm e  të kërkojnë sqarime duke filluar  që nga stafi filogrek  që ai zgjodhi me dorën e vet  në pozicionet drejtuese  të ministrisë e komisionin e negociatave me Greqinë, deri tek teksti i plotë i projektmarrëveshjes.

Po ashtu, komisioni përkatës parlamentar  duhet të thërrasë e  të kërkojë sqarime nga drejtori i SHISH, duke i kujtuar se,  në bazë  të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998 “Për Shërbimin Informativ Kombëtar (ndryshuar), neni 3, institucioni  që ai drejton, “…. kryen veprimtari kundërzbulimi për ruajtjen e integritetit ….”.

Gjithashtu, t’i kujtohet Shefit  të Shtabit  të Përgjithshëm se, në bazë  të Kushtetutës, Neni 12, pika 1, Forcat e Armatosura,. …mbrojnë tërësinë territoriale.

Të gjithë ato që janë pjesë e negociatave nga lart deri poshtë duhet  të mos harrojnë se, bazuar  në Kodin Penal, Kreu V, Neni 208, “dorëzimi plotësisht apo pjesërisht i territorit një shteti apo fuqie të huaj, …. dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm”.

Territori shqiptar nuk është pronë e askujt, Shqipëria nuk është monarki, e kryeministri Rama nuk mund të sillet si mbret, megjithëse është nipi i shoferit  të ish-mbretit. Kushtetuta në nenin 2, pika 1, e përcakton se sovraniteti i përket popullit, e ndonëse qeveria mendon se ka  të drejtë ta ushtrojë atë sovranitet bazuar në pikën 2, “populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij” të mos harrojë se fjalia vazhdon, “ose drejtpërsëdrejti”. E shprehja “drejtpërsëdrejti” nuk nënkupton referendumin, sepse neni 151, pika 2…. “Çështjet që lidhen me tërësinë territoriale të Republikës së Shqipërisë…. nuk mund të shtrohen në asnjë referendum”, por forma të tjera që popullit do t’i imponohen  të zgjedhë. Atëherë, ndoshta edhe grekët do ta lexojnë siç duhet historinë e do ta marrin vesh se ka pasur Epir të Veriut edhe Epir  të Jugut, dhe epirotët nuk kanë qenë grekë, por shqiptarë.

*Specialist për sigurinë

Modifikuar më E Enjte, 19 July 2018 20:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...