×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Komunizmi, ideja më e rrezikshme në historinë botërore

E Enjte, 26 July 2018 10:45
Nga Astrit Lulushi
 
Njeriu kur lind çlirohet, por ndërsa ai rritet, kjo liri pak nga pak i merret, dhe vjen një ditë kur e gjen veten skllav, të nështruar, të shtypur, pa kurrfarë nisme. Në një vend ku gënjeshtra, vjedhja, mashtrimi, krimi, bëhet jo vetëm kategori morale, por shtyllë ku shteti mbështetet, shpejt lind një tirani e ushtruar gjoja për të mirën e viktimave të saj. Kjo lloj tiranie është edhe më shtypëse; ata që e mundojnë njeriun për të mirën e tij, e mundojnë atë pa fund. Më shumë dëm dhe mjerim sjellin ata që përpiqen të shtypin një të keqe, sesa ata që synojnë të bëjnë keq. Komunizmi ka shkatërruar ekonomi, ka skllavëruar popuj dhe ka vrarë më shumë se njëqind milionë burra dhe gra. Çfarë tjetër i duhet njeriut ta urrejë atë më tepër? Shumë shqiptarë sot mbështesin komunizmin, preferojnë socializmin ndaj kapitalizmit, anojnë majtas dhe kanë një pikëpamje pozitive a nostalgji për kohën e Enverit. Ata kanë votuar për ish komunistë të PPSH-së, partia që shtypi, dhunoi e nxirrosi Shqipërinë për 50 vjet; pasojat e këtij sundimi ndihen. Komunizmi është ideja më e rrezikshme në historinë botërore, duke prodhuar varfëri të tmerrshme, shtypje dhe vrasje kudo që është përhapur. Dhe nuk është çudi - sepse komunizmi mohon moralin dhe natyrën njerëzore, por gjithmonë thotë se herën e dytë do të jetë ndryshe. Dhe ka nga ata që e besojnë këtë....
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...