Qartësia e Presidentit dhe heshtja e Prokurorisë

Diel, 03 February 2019 16:03

Ndaj asaj që mund të quhet megavjedhja më e madhe në fushën e tenderëve publikë në administratën shtetërore pas rënies së komunizmit, më në fund me qetësinë karakteristike dhe argumentet juridike të kopsitura mësë miri ka reaguar edhe kreu i Shtetit.

Pikërisht sot Ilir Meta, pas sitjes të të gjithë argumenteve ka folur, ka folur zyrtarisht si President duke qenë në mbështetje të banorëve pas takimit që pati me ta. Presidenti jo vetëm ka konstatuar arrogancën shtetërore përballë qytetarëve, jo vetëm ka konstatuar mungesë të theksuar informacioni, por pas tentativës për të verifikuar zyrtarisht nëse në tenderin e Unazës së Re ka shkelje apo jo, ai është ndeshur në kokëfortësinë e zyrtareve të cilët kuptohet me porosinë e Ramës, kreut të organizatës Rilindje, kësaj bande në pushtet nuk i kanë dhënë informacion as Presidentit të Republikës. Kjo ka bërë që Ilir Meta, të kërkoj anulimin e projektit të Unazës së Re përballë një terri total se çfarë po ndodh atje dhe se si po dhunohen qytetarët hapur duke i nxjerr në rrugë të madhe për interesat e oligarkisë. Meta ishte i kujdesshëm politik, pasi foli vetëm në fund pasi konsumojë çdo hallë zyrtare si dhe nuk u përfshi në debat, por sot rezultoi i kujdesshëm dhe në aspektin juridik ku argumentoi se projekti i vjetër ishte korruptiv, procesi i tenderit u komprometua dhe dha dhe provat si dhe konstatoi se është cënuar rendi juridik dhe kushtetues ndaj duhet që prokuroria të lëvizte urgjentisht.

Argumentet e Presidentit pse duhet të lëviz prokuroria/

Në qëndrimin e bërë publik lidhur me anulimin e projektit tek Unaza e Re, Presidenti Meta i ka bërë një thirrje të fortë Prokurorisë për nisjen e menjëhershme të hetimeve lidhur me këtë çështje.

E kjo pasi, siç argumenton në qëndrimin e tij, Kreu i Shtetit me këtë projekt është cenuar rëndë rendi juridik dhe kushtetues.

-Presidenti i Republikës, vlerëson se kjo sjellje e institucioneve publike për mosdhënien e informacionit të kërkuar nga Kreu i Shtetit është jashtë çdo logjike normale të funksionimit të institucioneve shtetërore në një vend demokratik.

-Drejtuesit e këtyre institucioneve kanë kryer një shkelje të rëndë të nenit 92/h të Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi që përcakton kushtet e së drejtës së informimit, pasi kanë shmangur zbatimin dhe detyrimin kushtetues dhe ligjor me mosdhënien e informacionit ndaj Presidentit të Republikës.

-Mosdhënia e informacionit ndaj Presidentit të Republikës, i cili është kërkuar në mënyrë të përsëritur prej Tij, forcon bindjen se, këtij projekti i ka munguar qëllimisht transparenca në çdo hallkë të procesit në kundërshtim me rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Shqipërisë.

-Presidenti i Republikës, inkurajon Prokurorinë e Republikës së Shqipërisë që të kryejë një hetim të gjithanshëm mbi këtë çështje në të gjitha dimensionet e saj, pasi shkeljet në realizimin e këtij projekti janë të rënda, evidente dhe në kundërshtim me gjithë rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Shqipërisë.

Modifikuar më Diel, 03 February 2019 20:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...