Pse hesht Arta Marku për kryehajdutin e Bashkisë të 6.6 milionë eurove

Tuesday, 12 February 2019 20:18

As denoncimi i biznesmenit dhe deputetit të Kosovës Ramiz Kelmendi mbi një aferë të hapur korruptive të kryebashkiakut Erjon Veliaj me vlerë 6.6 milionë euro nuk e ka vënë në lëvizje Kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku.
Biznesmeni nga Kosova, Ramiz Kelmendi ka lëshuar akuza të rënda ndaj Erion Velaijt duke u shprehur se ky i fundit i ka thënë se toka të cilën ai ka paguar rreth 1.6 milion euro nuk ka probleme pronësie. Sipas tij, mungesa e transparencës dhe seriozitetit nga ana e Veliajt është një krim i organizuar mes Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenëve të ndryshëm, të cilët synojnë ti shkaktojnë dëme kompanisë së tij. Kelmendi ka akuzuar Veliajn se ka qenë mbështetës i investimit, deri në momentin që janë paguar 1.6 milionë euro për leje dhe taksën e infrastrukturës.
Por pas pagimit të shumës prej 1.6 milionë Eurosh nga firma e Kelmendit, Veliaj i ka kërkuar përfaqësuesit të biznesmenit kosovar, që toka ti falej bashkisë si formë dhurate dhe bashkë me investimin ajo tokë kushton 6.6 milionë euro.
“Njerëzit tuaj na plotësuan me përgjigje ndaj kësaj befasie. Tani kërkohet që ne t’ua falim bashkisë pronën në fjalë. Absurd. Me keqardhje po ju theksojë se detyrimi juaj që ne ti japim Bashkisë dhuratë me shantazhim, pronën në vlerë prej mbi 5 milion eurosh, tregon një çmenduri rinore. Bile na u tha se po që se nuk e japim pronën në këtë mënyrë, ne nuk do të ndërtojmë kurrë objektin e cekur” tha deputeti dhe biznesmeni nga Kosova.
Edhe pse këto denoncime po vazhdojnë prej ditës, në veshin e prokurores arta Marku nuk futet asgjë. Asnjë urdhër për hetim dhe asnjë hetim kryesisht nga ana e prokurorisë.
Kjo sjellje e Arta Markut përsëritet sa herë që të akuzuar janë eksponentë të pushtetit që me forcën e kartonit dhe duke shkelur Kushtetutën e vendosën në krye të organit të akuzës.
Erjon Veliaj mund të bëjë ç’të dojë, madje mund të shantazhojë edhe biznesmenët se nëse nuk i falin prona , nuk do tu japë leje për ndërtim.
Me Arta Markun në krah Veliaj, por edhe gjithë pushteti po gllabërojnë shqiptarët dhe Shqipërinë./55news.al

Modifikuar më E mërkurë, 13 February 2019 09:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...