Filo-Iraniania Mogherini dhe deklarata e zv/presidentit amerikan

Premte, 15 February 2019 21:47

Në samitin me fokus Lindjen e Mesme në Varshavës  zv/Presidenti amerikan Mike Pence ka qenë shumë i qartë dhe i ashpër me Europën përsa i përket marrëveshjes me Iranin. Ai ka kritikuar në mënyrë të veçantë qëndrimin e BE mbi këtë çështje duke qenë kjo një akuzë e fortë për komisioneren me jashtë të BE-së Frederika Mogherini.

Disa nga shtetet më të fuqishme të BE-së  nuk kishin pranuar të dërgonin diplomatët e tyre në takimin e nivelit ministror në Varshavë. Federica Mogherini gjithashtu kishte një interes në Iran.

Pence ishte veçanërisht kritik ndaj Britanisë, Francës dhe Gjermanisë për një mekanizëm të ri financiar muajin e kaluar që zyrtarët e SHBA besojnë se ka për qëllim të mbajnë gjallë marrëveshjen bërthamore duke shmangur sanksionet amerikane. Pence përgëzoi kombet e tjera për të përmbushur sanksionet e SHBA duke ulur importet iraniane të naftës.

"Mjerisht, disa nga partnerët tanë kryesorë evropianë nuk kanë qenë pothuajse aq bashkëpunues," tha Pence. "Në fakt, ata kanë bërë përpjekje për të krijuar mekanizma për të thyer sanksionet tona".

Qëndrimet e Mogherinit dihen, si një neomarksiste. Ajo është katapultuar në BE nga ish-kryeministri Rency pa asnjë kontribut në diplomaci dhe politikën ndërkombëtare. Dhe kjo akuzë është bërë edhe nga Ministri i Brendshëm i Italisë Mateo Salvini.

Zv/Presidenti amerikan theksoi me forcë se qëndrime të tilla vetëm sa forcojnë Iranin dhe dobësojnë marrëdhëniet euroatlantike SHBA-BE.

"Ka ardhur koha që partnerët tanë evropianë të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore iraniane” tha Pence.

Pajtueshmëria nuk është çështja, marrëveshja është çështja", tha ai, duke e quajtur Iranin "kërcënimin e vetëm më të madh" ndaj sigurisë në Lindjen e Mesme.

marrë nga: https://www.pbs.org/newshour/amp/politics/mike-pence-urges-europe-to-quit-iran-deal-stop-busting-sanctions

Modifikuar më Diel, 17 February 2019 09:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...