Rama, përçarësi më i madh i shqiptarëve pas Enver Hoxhës

Diel, 17 February 2019 15:58

Antimitingu i djeshëm i kryeministrit në Vlorë ishte lëvizja më e gabuar politike që mund të bëjë një politikan, kur shikon se atë ditë opozita ka planifikuar dhe lajmëruar prej kohësh një miting kundër tij. Në vend që ta marrish seriozisht një miting të opozitës, ta dëgjosh, ta monitorosh e ta ndjekish me vëmendje, të reflektosh dhe të drejtosh shtetin, t’i bën të kundërtën, duke parë punën tënde dhe më keq akoma, duke sjellë përçarjen mes shqiptarëve. Organizimi i një mitingu të tillë në Vlorë është komshillëk i hapur kundër një populli të tërë, atij populli që ai e urren hapur dhe këtë gjë e ka treguar shpesh herë me gjuhën e tij, me të folurën pa doganë, me fyerjet dhe etiketimet e neveritshme për pjesën tjetër të popullsisë, që nuk është dakord me të.

Rama i mblodhi fanatikët e tij në Vlorë, si formë presioni, duke aluduar por edhe “harruar” se është Vlora e 97-s, që solli shkatërrimin dhe vrasjet, janë po atë të 97-s që dikur bënë gjëmën e sot mbështetën hapur Ramën. Ky njeri i kundërvuri jugun pjesës tjetër që ai e konsideron “malokë” e shpellarë”, por harroi se aty ishte gjysma e mitingut nga jugu, ishin dhe që nuk e kanë mbështetur kurrë atë.  Edi Rama vjen pas diktatorit Hoxha, që vrau veriun, vrau e burgosi gjithë elitën veriore, duke sjellë përçarjen më të madhe në histori. Rama me agresivitetin, arrogancën e tij, fyerjet, mosrespektin për flamurin, kombin, talljen dhe ironinë ka nxitur përçarje, ka futur frymën e urrejtjes.

Modifikuar më Diel, 17 February 2019 22:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...