Rama, propagandë me rolin e viktimës

E Enjte, 21 February 2019 19:04

Kryeminstri Edi Rama po flet në një deklaratë për mediat, e para publike pas vendimit të frikës për t’i vënë kyçin Parlamentit nga frika e protestës.
Si gjithmonë, ai del para kamerave, në podium me kamerat dhe pa gazetarët përpara Rama nis historinë e vjetër se sulmohet gjithmonë nga kundërshtarët për të atin, për të birin, për ish- gratë. Rama viktimizohet se e akuzojnë pa faj për drogën që konsumon.
Ramën duke qarë me lot krokodili e kemi parë në situata të vështira për të. E mbajmë mend kur qante para kamerave se armët kimike ia detyruan ti merrte dhe ai si një hero në minutën e fundit pasi mijëra shqiptarë i rrethuan kryeministrinë doli me vendim kundër.
Rama ka qarë edhe për protestën e kuksianëve, se ministrat nuk kishin bërë punën e tyre për tu shpjeguar kuksianëve dhe shqiptarëve pse duhet të taksoheshin që të shkonin në shtëpitë e tyre.
Lotët i rrodhën nga sytë e tij të fishkur kur përpara i doli edhe studenti i verbër dhe ia numëroi të gjitha mëkatet e sistemit që ka krijuar prej 6 vitesh.
Kjo është strategjia e tij dhe lotët i vijnë vetëm kur shqiptarët ngrihen dhe ai e shikon veten të rrethuar dhe nga s’ka ia mban. Një strategji propagande që viktimizohesh për tu trajtuar me keqardhje nga të tjerët.

Modifikuar më Premte, 22 February 2019 15:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...