Kush e solli Besën (“Doruntinën”)?

Diel, 10 Mars 2019 17:50

Nga Luçiano Boçi

Pas Skënderbeut, Supermenit, Mrikës, Gjigandit etj, na doli që në kabinetin e Rilindjes, na militoka dhe Doruntina e legjendës së besës.
Shahini sapo e ka marrë lavdën e programuar me kujdes, ka nxituar që lajmin ta zbulojë vetë e para.
Për këtë ka përdorur një mjet të ndaluar për mësuesit, ose thënë legjendarisht, ka përdorur një element tashmë të “përtej varrit” për ta.
I ka çuar me “zor” mësuesve, lajmin e vetënominimit të saj si Doruntinë, nëpërmjet sms-ve.
I është përkëdhelur kaq shumë sedra, sa nuk është përmbajtur në gjestin narcist.
Pas kësaj Kadaresë së shkretë, do i duhet ta rishkruajë dhe njëherë veprën e tij, sepse legjenda na është pasuruar e aktualizuar kështu me histori, papritur e pa kujtuar.
Po nuk duket vetëm kaq.
Lajmi i shpërndarë dhe i stisur është një miksim i propagandës bajate me terma emfatikë dhe delirit të madhështisë, si filli që bashkon qeverisjen e Ramës.
Shenjë e një dekadence të pashmangshme.
Qëllimi megjithatë është i qartë.
Të prodhojë përshtypje e të marrë vëmendje, pa prodhuar punë.
Dhe tani që dikush na gjeti Doruntinën, me siguri tek Rilindja po kërkojnë Kostandinin, nëpërmjet Stresit (Gramozit).
Pra kush e bëri “peshqesh” Besën?
Emërimi i Shahinit në krye të arsimit ngjalli jo pak polemika, në ambientin pedegagogjik e akademik shqiptar.
Ministrja që zëvendësoi Nikollën e dështuar, nuk ishte një emër i ri për publikun.
Pozicioni i zv/ministres, ndonëse pa peshën e titullarit kryesor e ka ngarkuar atë me damkën e falimentimit të reformës në arsim.
Ndërkohë distanca e madhe që vetë Ministrja e re ka pasur me ambjentin arsimor parauniversitar dhe universitar shqiptar dhe mungesa e përvojës në këtë fushë, kanë rritur me shpejtësi skepticizmat tashmë të vërtetuar.
Ardhja e saj në krye të Ministrisë së famshme, ka fjetur sot dhe ato pak mekanizma vepruesë brenda saj dhe gjithcka në atë ministri duket tashmë e vdekur.
Pakti me Universitetin, aktore e të cilit kërkoi të shfaqej Ministrja, u vërtetua si një akt turpi dhe lufte që përpiqet të përcjellë në funeral atë çka ka mbetur nga Universitetet e dikurshme publike.
Prandaj “Stresi” mos të mundohet kaq shumë.
Doruntinën e Shahinit nuk ka Kostandin ta sjellë!
Atë e solli në krye të Arsimit pabesia e Ramës ndaj studentëve, pedagogëve, mësuesve e arsimit e shkencës në përgjithësi. Por dhe pak pabesia ndaj Linditës që së paku ishte partiake e devotshme.
Dhe përkundrejt Doruntinës së besës, Besa e Arsimit me veprimet e mosveprimet e veta dhe bindjen e verbër ndaj Ramës së paBesë, po e shtyn drejt “varrit” groposës arsimin në vend.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...