Marrëveshjet qesharake të kryeprokurores dhe dosja 339

E Enjte, 14 Mars 2019 09:23

Dimensionet shkatërruese që i janë dhënë institucionit të rëndësishme Kushtetues si Prokuroria e Përgjithshme nga Arta Marku janë të pafundme.

Përveçse e shndërroi institucionin në të cilin u zgjodh në mënyrë antikushtetuese në simbolin e ndërhyrjes politike dhe të vënies në dispozicion të një bande kriminale me çfarëdolloj kostoje, kjo zonjë e bëri gjithnjë e më shumë qesharake Prokurorinë.

E tillë ishte edhe ajo marrëveshja e firmosur nga Arta Marku me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për gjoja bashkëpunimin për mbarëvajtjen dhe garantimin e një procesi zgjedhor të ndershëm e demokratik.

Si mundet të tregohen kaq të pafytyrë? Znj. Marku para se të firmosë atë marrëveshje duhet të na tregojë se çfarë ka bërë me dosjen “339” ku për turp të shtetit shqiptar edhe pse është denoncuar nga media të rëndësishme ndërkombëtare, ende nuk është marrë në konsideratë hetimi nga ana e Markut.

Po me dosjen e Lezhës, dosjen e Elbasanit, atë të Dibrës çfarë do të bëhet znj. Marku? Pse nuk është hetuar deri tani krimi në procesin zgjedhor? Pse do të fillojë pikërisht tani? Këto janë pyetje që duan përgjigje.

Ajo që e bën edhe më të pabesueshme dhe qesharake marrëveshjen e firmosur është se ajo na qenka firmosur nën kujdestarin e vetë drejtuesve të OSBE-së në vendin tonë.

Këtyre drejtuesve që punën më të rëndësishme kanë të plotësojnë fjalëkryqe edhe pse vendi ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm.

Si mund ta kemi harruar kreun e OSBE, Bernd Borchardt, i cili bëri një koment përpara zgjedhjeve të vitit 2017, që bëri shumë bujë. Duke folur për mediat ai tha se “qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista. Pra ekziston risku se këto para mund të përdoren për të blerë deputetë”. Vetëm pak ditë më vonë doli dhe e përgënjeshtroi veten, pas presioneve.

Ndaj ajo marrëveshje e firmosur nga Arta Marku, me bekimin e OSBE-së, është një letër e pavlerë, një marrëveshje e cila të bën të neveritësh nga arroganca dhe papërgjegjshmëria e drejtuesve të institucioneve këtu por edhe të ca ndërkombëtarëve. 55news.al

Modifikuar më Premte, 15 Mars 2019 14:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...