Kongresi i PS njëlloj si Partia Terroriste e Punës

Saturday, 23 Mars 2019 13:43

Nga Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka komemtuar Kongresin e Partisë Socialiste, i cili po mbahet në sheshin Nënë Tereza.

Ngjela e ka cilësuar Kongresin e socialistëve si Partinë Terroriste të Punës, teksa shprehet se ministrat thonin të gjithë frazën 'me në krye Edi Ramën'.

Sipas avokatit, socialistët ngjajnë me punizmin pasi pretendon se punistët gënjenin për të fshehur terrorin dhe frikën ndaj varfërisë ekstreme, ndërsa socialistët gënjejnë për të fshehur vjedhjen gjigande që iu kanë bërë shqiptarëve.

Komenti i plotë i Spartak Ngjelës:

Sapo dëgjova dy apo tre diskutime në Kongresin Socialist. Ishin që të tre ministra hajdutë. Të tre ishin mësuar që të thoshin ‘me në krye Edi Ramën’. Një punizëm i kulluar ky. Ku mund të ketë në një demokraci liberale kult të kryeministrit! Turp.

Njëlloj: i njëjti ritëm, e njëjta retorikë, madje dhe e njëjta emfazë e një entuziazmi agresiv: njëlloj si Partia Terroristë e Punës.

Suksese të mëdha!!! Gënjeshtra.

Ata të parët, punistët terroristë, sokëllinin për të fshehur terrorin, frikën dhe varfërinë ekstreme që kishin ndërkallur në Shqipëri; kurse këta socialistë, vjedhës, sokëllijnë me gënjeshtra për të fshehur vjedhjen gjigante që iu kanë bërë shqiptarëve në Shqipëri.

Kjo është arsyeja në ngjashmëri e këtyre me punizmin. Por ta dinë dhe ta besojnë, të gjithë ata shqiptarë të dëshpëruar që po i neverisin sot: këta vjedhës ordinerë nuk do të shpëtojnë dot. Do përgjigjen penalisht dhe do ta dorëzojnë gjënë e vjedhur, që të gjithë.

Njëlloj si edhe ata të tjerët që kanë dalë në rrugë për të shpëtuar historinë e korrupsionit gjigant në Shqipëri, pjesëtarë të të cilit kanë qenë vetë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...