A e ka nisur kthesa e faktorit ndërkombëtar?

Hënë, 08 Prill 2019 11:25

Qarqe të ndryshme në Evropë dhe jo vetëm, edhe disa në SHBA, kanë pasur një mentalitet të tillë për të mbështetur individë të ndryshëm në krye të shteteve ballkanike, të cilët edhe pse kanë treguar se janë autokratë dhe të korruptuar preferohen nga të ‘huajt’ me justifikimin e vetëm: stabilitetin.

Por këtë herë siç po duket nga qëndrimet e fundit për Shqipërinë të lihet përshtypja se të gjithë po zgjedhin demokracinë. Flamurin e këtij ndryshimi po duket se e kanë marrë disa media shumë të rëndësishme botërore, me në krye Zërin e Amerikës.

VOA ka kohë që i ka përcaktuar vetes si mision mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri. Duke filluar me raportimet dhe investigimet për skandale të jashtëzakonshme dhe vjedhjen e votave e deri të transmetimet maratonë live të protestave të opozitës Zëri i Amerikës ka dhënë mesazhin e qartë se është kundër kësaj mënyre se si po drejtohet Shqipëria.

VOA hetoi dhe publikoi fakte tronditëse nga dosja 339 se si vidhnin vota eksponentë të PS-së në bashkëpunim me anëtarë të krimit të organizuar.  Zëri i Amerikës ka sjellë një grup pune në Tiranë për të raportuar hap pas hapi zhvillimet.

Dhe tani së fundmi foli vetë, drejtori i Drejtorisë së Euroazisë te Zëri i Amerikës, Elez Biberaj.

Më hapur se kaq nuk mund të fliste.

Ai tha se Rama është bërë dukshëm më autoritar, më i korruptuar, më arrogant  dhe më pak transparent.

Ai denoncoi atë që shihet nga Rama si sukses dhe e përdor për presione, reformën në drejtësi, kur tha se Rama është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura dhe duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave

Biberaj denoncoi keqqeverisjen dhe hajdutërinë e madhe të kësaj mazhorance. Rama ka refuzuar të dënojë rastet e shumta skandaloze për korrupsionin, përfshirë publikimin e përgjimeve që tregojnë lidhjet e zyrtarëve të lartë socialistë me grupe të krimit të organizuar në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të vitit 2017.

Këto janë pak nga shumë që tha udhëheqësi i rëndësishëm i Zërit të Amerikës.

Ne dimë që VOA është një media e financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe qëndrime të tilla nuk mund të jenë rastësore.

Ndaj besohet fort se ka nisur kthesa e faktorit ndërkombëtar dhe këtë kthesë po e njofton fillimisht media, ashtu si gjithnjë ndodh në fakt. 55news.al

Modifikuar më Hënë, 08 Prill 2019 17:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...