“Masakër ndaj qytetarëve te Bregu i Lumit dhe kapitullim ndaj grabitësve, pse qeveria do kërkojë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm kinez për Rinasin”

E mërkurë, 10 Prill 2019 21:07

Nga Mark Marku

Ende nuk janë fshirë nga kujtesa skenat tronditëse të një dite më parë, kur Policia e Shtetit iu sul banorëve të Bregut të Lumit, që kishin dalë për të penguar shembjen e shtëpive të tyre nga fadromat e Policisë Bashkiake. Të gjithë e panë se si një ushtri e tërë, me policë dhe forca speciale, i masakruan ca qytetarë të mjerë mu përpara fëmijëve të tyre, që po atë natë përveçse pa strehë, u gdhinë edhe me prindër të rrahur e të përgjakur. Deklaratat zyrtare të Policisë e justifikuan dhunën me zbatimin e ligjit, por nuk e di se në cilin vend e parashikon ligji ushtrimin e dhunës ndaj qytetarëve. Shteti dhe Policia e Shtetit e shkel sa herë të dojë ligjin në emër të ligjit. Gjykatat dhe prokuroria nuk reagojnë, Avokati i Popullit hesht, organizatat që mbrojnë të drejtat e qytetarëve kanë zhytur kokën në thesin e tagjisë së qeverisë dhe që andej as shohin, as dëgjojnë, as reagojnë, ndërkohë që qeveria shton dhunën ndaj qytetarëve. Kjo është pamja e parë. Që po bëhet e përditshme.

 

Pamjen e dytë e pamë sot në Rinas. Një grup i armatosur grabitësish hyjnë në Aeroportin e Rinasit, në pistën e nisjes së avionëve, futen në avion, terrorizojnë pasagjerët, rrëmbejnë 2 milionë euro dhe largohen. Pikërisht në Aeroportin e Rinasit, ku siguria duhet të jetë më e lartë se kudo tjetër. Policia dhe gjithë forcat e rendit vihen në ndjekje të tyre, por pasi e kanë realizuar grabitjen. Grabitësit qëllojnë me armë dhe ndodh shkëmbim zjarri me tyre dhe policëve, ku mbetet i vrarë një nga anëtarët e bandës, por gjithsesi grabitësit largohen dhe Policia kthehet në bazë me bishtin në shalë. Kapitullim total, po të mendosh se sa forca të Policisë dhe Speciale janë të angazhuara aty, se sa i është dashur bandës së grabitësve për t’u futur në aeroport, për të shkuar deri tek avioni, për të hyrë aty dhe kërcënuar pasagjerët, për të dalë dhe për t’u larguar përmes rrugëve, që lehtësisht mund të bllokoheshin. Kapitullim total do të ishte edhe sikur ata të ishin ndalur nga Policia pa dalë nga aeroporti. Kapitullim total sepse kjo ka ndodhur edhe një herë tjetër. Kapitullim total, se jo pak muaj më parë u grabitën edhe armët në bazën ushtarake të Pashalimanit. Mendoni grabitje armësh në një bazë ushtarake të një vendi të NATO-s. Mendoni një moment se ç’do të ndodhte sikur ajo bandë grabitësish të ishin terroristë. Mund t’i merrnin të gjithë avionët dhe bashkë me pasagjerët të kryenin akte të tmerrshme terroriste. Dhe pastaj flasin për shtet, polici shteti dhe siguri.

Edhe pse shteti dhe Policia e tij nuk ishte ku duhej të ishte për të shmangur ngjarjen e rëndë, nuk mungoi të shfaqej në ekranet televizive me fytyrën e ministres rishtare Balluku, duke fajësuar kinezët se nuk kanë marrë masa për sigurinë e aeroportit. Nuk e dinim që Policia e Shtetit varej nga kinezët. Nuk e dinim që siguria jonë kombëtare qenka në dorë të kinezëve. Sipas ministres Balluku, duhet të kërkojmë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm të qeverisë kineze për ngjarjen e rëndë. Me sa dimë, kompania kineze u bë përgjegjëse edhe për grabitjen e mëparshme në këtë aeroport. Atëherë, çfarë bëri shteti shqiptar pas ndodhisë së parë? Pse nuk e zgjidhi problemin e sigurisë me kinezët dhe pse nuk u mor asnjë masë?

Asgjë nuk e fsheh të vërtetën e madhe se shteti dhe Policia e Shtetit kanë dështuar me rendin dhe sigurinë dhe se madje, pikërisht shteti dhe Policia e Shtetit, janë kërcënimi më i madh për sigurinë dhe jetën e shqiptarëve. Krimi i organizuar është shumë, shumë më i fuqishëm se shteti dhe Policia e tij dhe se ajo, në rastin më të mirë, është krejt e paaftë para tij dhe në rastin më të keq është tentakulë e krimit të organizuar. Shteti ka rënë dhe qeveria ka dështuar, ndërkohë që Policia është zënë me rrahjen e qytetarëve të mjerë dhe mbrojtjen me gaz e tela me gjemba të asaj çka ka mbetur nga shteti shqiptar: godinat qytetare. Ajo është shndërruar thjesht në polici e ruajtjes së objekteve qeveritare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...