Na duhen para për sondazhin...Lëvizni!

Premte, 12 Prill 2019 11:52

Nga Ylli Dylgjeri.

Kohë thashethemesh? Mbase. Nga katet e larta të politikës, të policisë e të oligarkëve vinë informacione të çuditshme! Nën zë të thonë paratë në Aeroport janë vjedhur për të ngritur përqindjet e sondazheve të politikës!! Rezultati i marsit ishte një skëterrë...Ky është hall! Shifra ishte tronditëse!

Në PS po komentohet: Na e hipën të gjithë!

Ne vërtetë na pëlqen pak hipja, por jo kështu! PD edhe LSI janë lart! Lart, lart, në çdo muaj! Shkurt, Mars, Prill... Nuk ka faj as IPR, as Ylli Ndroqi e as Zaloshnja! Zgjedhjet lokale po vijnë. Si do jenë shifrat e rradhës? Prap me kandar farmacie do të maten simpatizantët e PS?...Duhet bërë urgjentisht një skemë.

Duhen para? Atëhere...Mbusheni!Të vidhen fizikisht! Kjo është arma. Ne jemi të majtë.  Në luftë baballallarët tanë kishin një rregull: Edhe nëse armë s'keni, ia rrëmbeni atij qëni!

Lëvizni! Gjeni paratë! Lenini na mësonte se "Partia nuk është bujtinë pensioni për bandillë e ekselentë, fusha e luftës sonë i kapërcen kufijtë e moralit. Një horr mund të jetë i dobishëm për partinë edhe duke qenë horr. Në polikë morali nuk ekziston; nuk ekziston asgjë përveç arritjes së rezultatit".

Ndaj o burra! T'i vërvitemi parasë. Skema është po ajo. Zhurmë me gazin e policisë në Breg të Lumit, të tjerat i zgjidhim në aeroport. Në fund, paratë e rrëmbyera t'u jepen kompanive të sondazheve. I kollandrisin vetë ata. Nuk ka më asnjë hezitim!

Atëhere, le të presim shifrat e muajve prill e maj. Sondazhit mos iu ndaj! Si fillim: Të ndahen lekët!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...