Është populli, që i ka ardhur në majë të hundës!

Diel, 14 Prill 2019 13:39

Nga Neritan Liçaj

Siç e shikoni, nuk ka flamuj partish. Është populli, që i ka ardhur në majë të hundës me këtë qeveri dhe maxhorancë!

Një ndër ta jam dhe unë... që nuk dua të më prishen dy teatro kuq e zi, për të cilët shqiptarët janë larë në shekuj në gjak për t’i pasur! Që nuk dua që dinjitetiti i artistit të nëpërkëmbet, të vidhet prona publike dhe të shkatërrohet një vend që përmban histori të vendit tim dhe të artit në veçanti,Teatri Kombëtar dhe Teatri Kombëtar Eksperimental!

Nuk dua një sistem arsimor të shkatërruar, sepse dua që fëmijët e mi, fëmijët tanë të kenë një arsim sa më të mirë!

Nuk dua që taksat që ua heqim fëmijëve tanë nga goja për të mbajtur shtetin tonë të vidhen çmendurisht!

Për të gjithë ju, por sidomos për ata intelektualë dhe artistë, qytetarë, shoqëri civile që ofendojnë ata që protestojnë duke ofenduar, etiketuar fyerje dhe poshtërime për kë demostron, ju kujtoj që protesta është e drejtë kushtetuese, njerëzore, hynore dhe mbi të gjitha mos ju hidhni me forma të ulëta qytetarëve!

Në asnjë nga demokracitë e zhvilluara, qytetari nuk i vërsulet qytetarit dhe sikur të mos jetë dakort...sepse kjo sjell përçarje dhe forcon abuzivitetin e pushtetit mbi vete qytetarët!

Dje nuk kishte të paguar me lekë dhe këtë jua thotë një që ishte aty, unë!

Kishte shumë popull sigurisht, kishte dhe militantë dhe politikanë që dhe ata kanë të drejtën e tyre të protestojnë dhe s’ua heq dot askush.

Për të gjithe ata që kanë interesa ose pëlqime me këtë qeveri dhe maxhorancë!

Është e drejta juaj të keni mendimin tuaj, por jo të drejtën të denigroni protestuesit me fyerje dhe etiketime, as t’i shihni ata nga lart-poshtë sikur ju të jetoni në Olimp dhe ata në baltë, sepse balta është më e embel se mjalta thoshin rilindasit e vërtetë!

Unë jam një protestues, që kam kuptuar që kjo klikë po na troket të gjithëve te porta për të na marrë çdo dinjitet njerëzor...Do t’ju vijë dhe juve të Olimpit shumë shpejt, nëse vazhdoni t’i bëni fresk!

Respekte për protestuesit dhe për ata që janë kundër protestuesve...Në fund të fundit, jemi të gjithë shqiptarë dhe politika s’duhet të në përçajë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...