Kronikë e një vjedhjeje të paralajmëruar

Hënë, 22 Prill 2019 18:04

 

1. Pesë herë grabitje, Rama vetëm premton dorë të hekurt

Që prej vitit 2015 e deri më 9 prill të këtij viti, në 5 ngjarje të organizuara rezultojnë të jenë grabitur rreth 15 milionë euro. Katër prej të cilave të dyshuara si të grabitura nga e njëjta “skuadër”, por që shtetit i ka mbetur pas çdo ngjarjeje vetëm të numërojë paratë që mungojnë dhe të stisë konferenca për marrje masash të rrepta. Sa herë që Rama dhe ministrat me radhë kanë dalë për dorë të hekur, pa u mbyllur viti grabitjet kanë ndodhur dhe përsëri grabitësit kanë ikur pa iu hyrë gjemb në këmbë.

2.Dora e Shtetit në Grabitjen e parave të bankave.

Qeveria Rama do vetëm paratë. Ky është qëllimi dhe për ta realizuar këtë përdoren strategji të ndryshme. Fillimisht ishte strategjia e mbjelljes së kanabisit me ministrin më të mirë të Ramës, Saimir Tahirin. Mjeti e justifikon qëllimin dhe parcelat apo rrënjët e kanabisit shtoheshin në çdo tokë bujqësore apo kodrinë në Shqipëri. Policia bënte rojën, shefat merrnin përqindjen dhe thesi dërgohej në tiranë. Kjo zgjati për aq kohë sa edhe ambasadorë filluan të hapnin sytë kur kanabizimi nisi të shkaktojë viktima për territore. Sot Ramës i duhen paratë dhe krimi tani ka një tjetër aleat. Nuk ka më Saimir Tahirin, por Sandër LLeshajn. Ky i fundit nuk paska patur për detyrë vetëm helmimin e protestuesve por edhe përgatitjen e territoreve të tilla për grabitjet në Rinas. Lleshaj është po aq përgjegjës sa edhe drejtues të institucioneve në Aviacionin Civili pasi ka mbajtur post të rëndësishëm si drejtues Bordi në grupin që duhet të merrte masa parandaluese për Rinasin. NJë pozicion që të siguron të dhëna të rëndësishme për dobësitë e sigurisë në aeroport, por mbi të gjitha garancia që edhe pse policia do të njoftohej, reagimi do të ishte në favor të grabitësve. Dhe sado që mundohen t’ia hedhin fajin kinezit dhe Pekinit, tre janë përgjegjësit kryesor, Rama, Lleshaj dhe ekzekutorët. Kryeministrit nuk i dalin ata qindra njerëz të punësuar në kryeministri për propagandën, nuk i dalin mediat e blera me financime të dyshimta por tani i duhej edhe Lleshaj që të deklaronte se paratë janë djegur natën që grabitësit iu fshehën policisë në tunelet e fshatit afër aeroportit. A thua se nata ishte aq e ftohtë dhe se ekzekutorët vunë jetën në rrezik që ato para ti digjnin.  

3. Ka nisur skenari alla-Babale, për arrestime të disa mjeranëve.

10 ditë pa asnjë informacion zyrtar mbi atë që ndodhi në Rinas, policia u kujtua që të kërkonte ndihmën e qytetarëve për të dhënë informacione mbi grabitësit apo lëvizjet e dyshimta.  Kjo është faza e skenarit, për të nxjerrë gjoja grabitësit. Pasi rrodhën në media informacione për disa autorë të dyshuar si grabitësit që ata të kuptonin se ishin zbuluar, policia zhvilloi 14 ditë pas ngjarjes pseudo operacione. Në dorën e hekurt të policisë së Sandër Lleshajt ranë disa të rinj, bisht i bishtit të grabitësve. Policia tashmë ka në dorë “Babalet: si Fredi Alizoti që pasi u pagua me para nga socialistët, të kapura këto në përgjimet e prokurorisë do nisin të pranojnë se ishin ata grabitësit. Tani do të kemi disa “Alizotë” si grabitës, por paratë do të thoni ju ku janë? Atë e di kryeministri, qëllimi i tij janë paratë, mjeti ndryshon herë pas here./ Redaksionale

Modifikuar më Tuesday, 23 Prill 2019 10:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...