Shteti duket sikur ka pushuar së ekzistuari! Financat në ditë kritike!

Hënë, 06 May 2019 10:43

Nga Jorida Tabaku

Ndërsa shqiptarët varfërohen në shumicë, aq sa 33 biznese nëditë që prej fillimit të këtij viti kanë mbyllur dyert e tyre, qeveria grumbullon më pak të ardhura. Janë 13 milionë euro që mungojnë në arkën e qeverisë dhe kampion në këtë rekord tëradhës të buxhetit e mban TVSH. Sipas të dhënave janë 17 milionë euro më pak të ardhura nga TVSH ndërsa taksat kombëtare (ku përfshihet dhe taksa e rrugës që dyfishon çmimin e naftës për shqiptarët) rezulton të jetë mbledhur 13.3% më pak (8,4 mln euro më pak). Mungesa e të ardhurave tregon shumë së pari mungesën e konsumit dhe situatën kritike të familjeve shqiptare, e së dyti dështimin me përfshirjen e biznesit te vogël në skemë.

Kjo mungesë e të ardhurave është shoqëruar edhe me mungesën e investimeve, por natyrisht jo kontratave koncesionare që qeveria vazhdon t’i mirëmbajë me kujdes. Nga buxheti dallohet se janë shpenzuar 23,7 mln euro më pak në raport me parashikimin nga ku 21,7 mln euro janë para të munguara në shpenzimet infrastrukturore të qeverisë. Ulja e shpenzimeve kapitale do të thotë më pak investime në rrugë, infrastrukturë dhe që do të thotë më pak zhvillim.

Kjo gjendje është paralizim i situatës ekonomike dhe shpenzimeve të qeverisë. Ulja e investimeve do të thotë që qeveria ka reshtur së punuari pasi ulja e shpenzimeve është aq e madhe saqë ka paralizuar thuajse çdo funksion të qeverisë. Buxheti 2019 ka qenë një nga më të ulëtit në raport me shpërndarjen e fondeve për bujqësinë, arsimin dhe investimet infrastrukturore por dritëshkurtësia e qeverisë është e tillë saqë ka mbyllur rubinetit për çdo investim. Ndonëse përditë e njëjta qeveri mendon se si të tjetërsojë pronat publike, private dhe çdo fond publik në interesin e tyre personal që fshihet jo rrallë pas aksioneve tek oligarkët që sot qeverisin dhe komandojnë buxhetin, si 6 vite me rradhë.

Modifikuar më Hënë, 06 May 2019 12:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...