Edi Rama, që bllokonte vizat me çadra dhe integrimin për prefektin e Fierit

E Enjte, 30 May 2019 14:56

Nga PETRIT VASILI 

 

Si rekordmen i imoralitetit politik, Edi Rama është sigurisht pa rival. Për pacipësinë e gënjeshtrave, sigurisht që Edi Rama nuk ka shokë.

Për urrejtjen ndaj vendit të tij, Edi Rama sigurisht nuk ka shembull të ngjashëm. Të gjithë e kujtojnë mirë se si bllokonte Edi Rama integrimin europian për një copë prefekt në Fier.

E bllokoi për një kohë shumë të gjatë pikërisht ky, që sot flet për parime, flet për interesat e vendit, ky që zbraz demagogji të trashë dhe të shpëlarë, ndërkohë që gjithë ç’ka bërë vetë është kundër tij.

Për Edi Ramën, integrimi europian i vendit ishte shumë më i vogël sesa një copë prefekt në Fier dhe se çdo bllokim në emër të pushtetit që donte të rrëmbente, ishte i justifikuar pavarësisht dëmit që i bëhej vendit.

Ky demagog edhe qesharak, edhe butaforik shpërthente me ligësi kur Shqipëria fitoi liberalizimin e vizave dhe i ulërinte Europës se po gabonte dhe se 1 milion shqiptarë do derdheshin drejt saj.

I vetmi i dëshpëruar për liberalizimin e vizave ishte ai.

Ishte vetë ai, Edi Rama, që organizonte protesta, që ngrinte çadra, bënte edhe grevë urie me ditë të tëra në mes të bulevardit, vetëm e vetëm që liberalizimi të mos ndodhte kurrë.

Ishte vetëm Edi Rama që lobonte në Parlamentin Europian kundër liberalizimit të vizave.

Ishte pikërisht Edi Rama, me gjithë matufët përqark tij, që paguanin edhe eurodeputetë që të votonin kundër, si dhe të flisnin kundër Shqipërisë pa pushim.

I vetmi shqiptar që nuk u lumturua edhe kur Shqipëria u pranua në NATO, ishte vetëm ky.

Ishte vetëm Edi Rama, që ulërinte se për shkak të Gërdecit Shqipëria nuk duhet të hynte në NATO.

Dëshpërimi dhe obstruksionizmi i Edi Ramës për çdo arritje të Shqipërisë kur ai nuk ishte në pushtet, ishte në kufijtë e një armiku të egër të këtij vendi dhe shqiptarëve vetë.

Janë po Edi Rama dhe të tijtë që shpikën tragjedinë e paqenë të Grizeldës së Artur Roshit të Kavajës me barrët imagjinare dhe krime imagjinare të mendjeve të çmendura, me të cilat kishin vetëm një qëllim, që të damkosnin Shqipërinë në Europë.

Janë po këta gënjeshtarët e paskrupullt dhe imoralë të Grizeldës, po të njëjtët që lehin sot demagogji, parime dhe hipokrizi me erë të pështirë.

Sot, çdo sekondë demagogji e tij dhe e disa idiotëve politikë përqark tij, është vërtet një neveri sepse idiotësia arrin gjer aty sa pandehin se njerëzve mund t’u heqin edhe memorien dhe do të harrojnë pozicionet e turpshme që kanë mbajtur kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama dhe të tijtë.

Ndaj, mbylle gojën Edi Rama, ji i qetë, rekordin e pacipësisë, imoralitetit dhe gënjeshtrës nuk ta thyen kush.

Ajo që do të të thyejnë është këmba e vetme dhe e fundit e karriges që të kutërbon.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...