Kim Mehmeti: Rilindja e Edi Ramës, gropë septike ku derdhen pisllëqet politike të tri dekadave

Premte, 31 May 2019 19:04

Shkrimtari Kim Mehmeti, e cilëson qeverisjen e Edi Ramës si një grope septike ku mblidhen të gjitha pisllëqet e tre dekadave të politikës së mbrapshtë shqiptare.

Në një intervistë për televizionin e shqiptarëve të Maqedonisë “Lajm TV”, Mehmeti analizon gjithë atë çfarë ka ndodhur me modelin e qeverisjes “Rama” gjatë këtyre viteve. Ai shprehet se kjo gropë sepktike duke marrë gjithë pushtet rrezikon të ndotë gjithë Shqipërinë.

Është mirë që Kryeministrit të Shqipërisë t’i lejohet të shkojë deri në fund në kthimin e sistemit njëpartiak në vend, ngaqë vetëm kështu do shpaloset e vërteta se vendi është kapur në rrjetin e sistemit ‘hajdutokrat’, si dhe në atë të mendësisë njëpartiake leniniste, siç do shihet qartë se thuajse të gjitha partitë shqiptare – kudo që ato veprojnë – janë shndërruar në ‘tubacione’ nga rrjedhin edhe ‘ndotësirat’ politike që besojnë se vota të bënë pronarë të pakontestueshëm katërvjeçarë të shtetit!? Pra vetëm kështu do shihet qartë se ‘Rilindja’ e Kryeministrit të sotëm të Shqipërisë, i ngjanë një ‘grope septike’ ku derdhen pisllëqet politike të tri dekadave të kaluara ‘hajdutokrate’ të Shqipërisë. Por kujdes: kanoset rreziku që kjo ‘gropë e septike’, e stërmbushur me ‘llomin’ politik, mund të ‘derdhet’ e ta ‘ndotë’ gjithë Shqipërinë!” ,- shprehet Kim Mehmeti.

Modifikuar më E mërkurë, 26 June 2019 21:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...