Politika në Kosovë i ka bërë të palumtur me mijëra njerëz

Diel, 02 June 2019 10:00

Skender Mulliqi

Politika në Kosovë i ka bërë të pa lumtur më mijëra njerëz, duke i varfëruar ,duke i bërë ata shumë të pa lumtur. Këtë mund ta hasim në çdo hap. Nuk na nevojitet asnjë hulumtim për të konkluduar së njerëzit e politikës janë të parët në listën e njerëzve të cilëve qytetarët më së paku iu besojnë. Si në rrugë, në lokale e gjetiu flitët për këta njerëz të cilët janë bërë e keqja më e madhe e vendit.

E kanë kuptuar tashmë mirë së qytetarët janë ‘dorëzuar” para tyre , dhe as që po mendojnë të largohen nga skena politike. Kosovës i nevojiten njerëz të ri në politikë, për ndryshe më ata që e kan filluar keq, me ata të cilët e kan keqpërdorë më të madhe votën e sovranit, me ata të cilët e kan plaçkitë popullin deri në asht , nuk do të këtë ndryshime pozitive.Na është krijuar situatë paradoksale e cila ka krijuar atmosferë të një politike shizofrenike , gjendje jo normale e cila është kthyer në normalitet , të cilën gjë e kam theksuar disa herë në shkrimet e mia.

Kjo elitë për 20 vite të tranzicionit , kan krijuar një paqë të rreme, na kan pru në një situatë të një shoqërie pa shtet, dhe të një shteti pa shoqëri. Organizimi i shtetit dhe mbarë aparatit të tij, nuk kërkon mençuri të posaqme.Dhe , është e pa shpjegueshme së edhe pas 20 vitësh nuk kemi shtet të barabartë për të gjithë. Shteti i ri i Kosovës, është bërë parajsë për njerëzit e korruptuar, nepotizmit... Na është mbushur Kuvendi i Kosovës, por edhe institucionet locale më gjithafarë bylmeti sikur shteti të ishte “ strajcë e lypsarit”.

Kanë dep-rtuar edhe njerëz të ish-sistemit më biografi edhe antikombëtare. Ku të presesh pastaj që të kemi gjendje stabile politike dhe të ecurive ekonomike –sociale.Na është krijuar fotografi e mjerë para botës demokratike. Po largohet ajka e kombit. Po largohen së janë duke përjetuar gjendje deprimuese. Kjo elitë politike më përjashtime pak gjë ka ditur dhe shumë pak ka mësuar nga leksioni i demokracisë .Kjo shoqëri gjithnjë e më shumë po rrënohet.

Nuk kemi reforma aq shumë të duhura .Kemi sabotime të çdo ditëshme të cilat e kan pru në pikëpyetje edhe shtetin e Kosovës .Si shoqëri e sëmuar që jemi bërë, inkuadrimi në Evropën e Bashkuar do të jetë ditë shumë e largët …

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...