Fundi i eksperimentit radikal të Sorosit

E Enjte, 13 June 2019 16:03

Pas fitores së presidentit Donald Trump në SHBA, filloi të ndihej lëvizja që do të trondiste jo vetëm Uashingtonin. Një lëvizje e bazuar në dy thënie, ose më saktë, premtime të presidentit amerikan gjatë fushatës, të theksuara fort dhe në fjalimin e tij të inaugurimit më 20 janar 2017.

Së pari, presidneti Trump i kishte shpallur luftë një establilishmenti të vjetër dhe së dyti, shprehimisht ai deklaroi: “I will draing the swamp” (Do ta thaj kënetën), që përsëri e kishte fjalën për një tjetër estabilishment, (ujë të ndenjur) në Uashington. Pasi Donald Trump mori presidencën, disa të thëna interesante dolën lidhur me disa finacime në Ballkan për degët e fondacionit “Soros”, kryesisht në Maqedoni dhe Shqipëri. Ishin para të taksapaguesëve amerikanë që nëpërmjet USAID-it kanalizoheshin nga ambasadat te Fondacioni “Për një Shoqëri të Hapur” i G. Sorosit.

Gjashtë senatorë të nderuar të Senatit Amerikan përgatisin një informacion, duke i kërkuar Departamentit të Shtetit, Sekretarit të Shtetit të asaj kohe, Rex Tillerson, në mars 2017-s, një investigim lidhur me miliona dollarë të taksapaguesëve amerikanë që kanalizoheshin me organizata të majta për të ndërhyrë në politikën e brendshme të shteteve në Ballkan. Përgjigja ishte, se kurrë ndonjëherë në historinë e SHBA, që një drejtor i nivelit më të ulët në Departamentin e Shtetit, fyen 6 senatorë të Senatit të SHBA: “Go hicking!”.

Për atë që dinë të lexojnë se çfarë po ndodh sot në glob, por për ta bërë më të qartë, nga Uashingtoni në Europë e Ballkan, asnjëherë ndarja mes të majtës dhe të djathtës nuk ka qenë kaq e thellë. Pas veprimeve në mbojtje të integritetit dhe sovranitetit të vendit të tij, të politikanit të shquar Viktor Urban, kryeministër i Hungarisë, do të ishte zv/kryeministri i Italisë dhe ministri i Brendshëm, Mateo Salvini, i cili do të ishte i qartë për krizën e refugjatëve në Evropë, duke i cilësuar ato “taksitë e Sorosit”. E djathta në Europë është shumë e qartë mbi rolin dhe pasojat e eksperimenteve të Sorosit në Europë. Europa që iku, fitorja e thellë e së djathtës ishte pasqyrë e qartë se program kishte George Sorros dhe si përdori shumë europarlamentarë në BE në fuknision të axhendës së tij. Në Shqipëri eksperimenti mori përmasa radikale. Edi Rama, si një gjetje e tij, me mbështetjen e G. Sorosit, arriti të shkatërrojë ekonominë e vendit të thellojë në mënyrë drastike ndarjen e thellë në përmasa të komunizmit modern, megjithëse komunizmi një fyryrë ka, thjesht sot vishet me “Armani”, pra të përçudnojë shoqërinë civile. Aq perfide ishte kjo ndërhyrje në dekada por që arriti kulmin me përdorimin për shkatërrimin e të drejtave të njeriut dhe kthimin e reformës në drjetësi në një maskaradë, sa mund ta konsiderosh sot shoqërinë civile shqiptare, me fryëmzimin sorosian në grupe paramilitare të Rilindjes. Arriti të degdisë 600 mijë shqiptarë e të boshatisë vendin, dhe siç e kemi theksuar më parë, në mënyrën më absolute, si kurrë ndonjëherë në historinë disa dekada të ndërhyrjes së tij Shqipëria është rasti i parë që ai ka blerë një vend tërësisht për veten e tij. Praktikisht Rama e ka kthyer vendin në një oborr të pasmë të filozfisë së G. Soros. Eshtë hera e parë në historinë e marrëdhënieve mes dy vende, që për shkak të këtij rrjeti, një kryeministër dërgon në Shtëpinë e Bardhë, pjesë e delegacionit, trafikantin e lëndëve narkotike, si Saimir Tahiri, dhe askush nuk guxon e të thotë qoftë edhe një fjali. Eshtë hera e parë që segmente të caktuara kërkojnë ta kthejnë marrdhënien e mrekulleshme mes dy vendeve thjesht në një marrdhënie konsullore me dhënie apo heqje vizash. Pse? Sepse këtu të katandis kjo frymë e ky rrjet. Por shqiptarët e kanë të shenjtë marrëdhniet me SHBA dhe s’mundet kurrë asnjë fondacion privat që çfarëdolloj grupi gangsterësh me emrin Rilnidje të financojë, të mund të arrijë të shuajë vokacionin properëndimor dhe proamerikan të vendit. Të gjitha qasjet politike, kombëtare e ndërkombëtare në funksion të kësaj filozfie, pra, soroistes, po shpërbëhen tashmë një nga një, ashtu si kundër kriza politike në Shqipëri po zbërthen qartë se është Rama që nuk e do reformën, se është Rilindja që bllokoi integrimin. Fundi i marrëzisë së Ramës është e gjithë domethënia e krizës që ka mbërthyer vendin. Shqiptarët janë të ngopur për mbi 50 vjet me pushtetin në dorë të një njeriu dhe të një byroje politike që mund të ndërrojë fytyrë e mund të marrë atë të Tao Ballës por qëllimi është i njëtjë. Ngjarjet e fundit në Shqipëri tregojnë se po merr fund eksperimenti radikal i G. Sorosit në Shqipëri, siç mori fund në Maqedoni./55news.al

Modifikuar më E Enjte, 13 June 2019 22:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...