BE nuk hap negociatat. Dështim i qeverisë Rama

E mërkurë, 19 June 2019 11:52

-Nga dje populli opozitar filloi rrethimin e KZAZ-ve, duke i djegur për të mos lenë shpurën qeveritare të zhvillojë votime vetëm me një parti politike.

-Brukseli nxori kartonin e kuq për kryeministrin shqiptar, pasi nuk ishte “çështje mungese kohe”, por korrupsioni, krimi elektoral që po del përditë, lidhjet me krimin e organizuar, kthimi i vendit në “Kolumbi e Europës”, arroganca e pushtetit, kriza politike e cila do të përfundojë në përplasje civile. Tani i mbetet popullit me datë 21 qershor t’i jap “kartonin e kuq” Edi Ramës.

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian vendosi dje të mos hapë procesin e negociatave me Shqipërinë. Në vendim thuhet se një përgjigje pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të jepet në muajin tetor të këtij viti. Por as në tetor nuk ka asnjë shpresë me këtë krizë politike që po përjeton Shqipëria prej muajsh. Kjo është shtyrja e radhës e negociatave për Shqipërinë nga BE. Në vitin 2018, në konkluzionet e Këshillit të Çështjeve të Brendshme të BE-së thuhej se negociatat do të hapeshin në qershor të 2019, pra dje. Ky ndryshim kursi i BE-së ndaj Shqipërisë, sipas njoftimit zyrtar të BE lidhet me kohën e pakët që kishin në dispozicion vendet anëtare për t’u njohur me raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, si dhe me faktin se tre shtete ishin kundër çeljes së negociatave. Ky është komunikimi që Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn bëri dje në mbyllje të punimeve të Këshillit të BE, duke rrëzuar gjithë pritshmëritë që kishin shqiptarët për një hapje të negociatave. Por edhe muaji tetor, pavarësisht entuziazmit të Johannes Hahn, nuk është datë e sigurt. Në muajin tetor, Hahn nuk do të jetë më komisioner, po ashtu struktura e BE dhe institucionet do të pësojnë ndryshime për shkak të rezultatit të zgjedhjeve parlamnetare të BE. Shansin e kisjim këtë vit dhe këtë herë, por ishte qeveria Rama që e shkatërroi këtë proces integrues prej korrupsionit, lidhjes me mafien, drogës, përplasjeve me opozitën si dhe arrogancës në raport me liritë demokratike të shtetsave.

Veç argumenteve burokratike se vendet e BE nuk patën kohë të shqyrtojnë raportin për Shqipërinë, vendimi i djeshëm është një sinjal direkt kundër qeverisë “Rama”. Në Shqipëri ka një krizë gjashtë mujore të paprecedentë politike. Opozita ka djegur mandatet në shenjë revolte ndaj një parlamenti dhe qeverie që është faktuar nga përgjimet e publikuara në median ndërkombëtare se ka vjedhur vota me bandat e drogës. Kriza politike dhe tensionet për një konflikt civil detyruan Presidentin e Republikës të anulojë dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor. Ndërkohë qeveria “Rama” e kapur në përgjime duke vjedhur vota dhe e faktuar se është pjesë e krimit dhe trafiqeve këmbëngul se do të zhvillojë zgjedhje më 30 qershor. Madje, në vend të reflektimit, si për të thelluar dhe më tej krizën ka nisur dhe procedurën për shkarkimin e Presidentit. Në një krizë të tillë, e cila nesër mund të jetë një konflikt civil dhe me viktima, BE sado dashamirëse ndaj Shqipërisë dhe Rajonit, nuk mund të hapë negociatat. Sepse BE nuk mund të nisë bisedimet e anëtarësimit me një vend që është në prag të luftës civile dhe me një qeveri, e cila nga kryeministri deri të drejtorët e parëndësishëm po faktohet se është pjesë e krimit elektoral. Ndaj dje Këshilli i Ministrave të vendeve anëtare të BE nuk tha “po”, jo se s’kishte kohë të lexonte raportin, por sepse e di se situata në vend nuk është aq rozë sa e kanë përshkruar komisionerët e BE dhe burokratët e Brukselit. Vendimi i djeshëm i BE ishte i qartë dhe një refuzim i hapur kundër Shqipërisë, për të gjitha problemet që po ndodhin këto ditë në vendin tonë. BE foli edhe kundër ambasadorëve të vet që në Tiranë deklarojnë se qeveria “Rama” ka bërë reformat më të madha historike në vend. Nëse do të kishte bërë vërtetë këto reforma, dje vendet anëtare të BE do të mendoheshin gjatë për të hapur negociatat. Por ndryshe nga të tjerët Edi Rama e lexon vendimin  e Bashkimit Europian si një sukses të tij. Në një postim në Facebook, kryeministri Rama, në mënyrë të çuditshme e cilësonte vendim pozitiv refuzimin e Brukselit për Shqipërinë. “Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave. Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes, që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës,për të bllokuar negociatat me sharje, kërcënime, molotovë e përgjime baltosëse, Shqipëria po reziston”,- deklaroi Rama në një postim në Tëitter. Rrallë herë ndodhë që në pak rreshta një zyrtar të ketë kaq shumë kontradikta. Së pari, vendimi nuk është pozitiv, por zhvillimi më i keq për Shqipërinë. Shtyrja e vendimmarrjes nuk do të thotë se në muajin tetor negociatat do të hapen me patjetër, përkundrazi mund të shtohen kushte të tjera. Së dyti, kryeministri flet për frontin e së keqes duke ju referuar opozitës. Në qëndrimet e KE nuk ka asnjë kritikë ndaj rolit të opozitës dhe nuk përmenden protestat si shkak i shtyrjes së vendimit. Brukseli i kërkon qeverisë “Rama” të bëjë reformat dhe të garantojë standardet demokratike në vend. Këto reforma nuk janë realizuar dhe ky është shkaku përse negociata nuk janë hapur. Nëse do të përdornim gjuhën e Edi Rama, dje BE e ka gjuajtur me molotov qeverinë tij, duke i rrëzuar ato që kryeministri i quan reforma, por edhe duke e ndëshkuar me mos hapjen e statusit. E megjithatë Edi Rama dje ishte i vetmi që u gëzua që negociata nuk u hapën. Mos hapja e tyre duket se i intereson më shumë tani, pasi nuk i duhet të japë llogari për zgjedhjet, për mungesën e gjykatave dhe krimet që po kryhen çdo ditë me vendime jo ligjore të parlamentit dhe qeverisë.

Dje BE dha kartonin e kuq kryeministrit. Tani duhet populli shqiptar të jap kartonin e kuq të premten me datë 21 qershor. Që mbrëmë filluan djegiet e KZAZ-ve nga protestuesit e opozitës, duke e kthyer në një përplasje të egër mes popullit dhe policisë. Dikush duhet të ndërhyjë nga të huajt, nëse nuk duan të shikojnë tymin dhe flakën në mes të Tiranës.

Qamil Xhani

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...