Rama nuk i shtyu zgjedhjet se ishte koha e të korrurave të kanabisit

Tuesday, 09 July 2019 14:36

Me gjithë presionin e madh kombëtar e ndërkombëtar, me gjithë protestat mbarëpopullore të opozitës, thirrjeve  dhe dekretit të Presidentit, kryeministri Rama e çoi deri në fund dëshirën e tij për të zhvilluar zgjedhje, edhe pse e dinte shumë mirë se ato ishin jo legjitme, njëpartiake dhe nuk përmbushin asnjë standart demokratik e kushtetues. Kryeministri e bëri veshin e shurdhër dhe injoroi diplomaticinë, por edhe thirrjet e brendshme brenda Partisë, sado të mbytura që ishin,  për të gjetur një zgjedhje sa më konsensuale. Ai nuk i shtyu zgjedhjet, sepse ka një problem shumë të madh, se ai ishte para presionit të atyre që e kanë mbështetur dhe e mbajnë akoma në atë post. Ata janë trafikantët e drogës, kirimit, mafia që kontrollon gjithçka, edhe vetë atë. Eshtë shumë e thjeshtë ta kuptosh sot, kur shikon në media se janë asgjesuar kaq e aq parcela (të fakirëve që i kanë lënë vetë t’i mbjellin që të na hedhin hi syve se po luftojnë krimin e kanabisin) e se nga veriu në jug lulëzon hashashi e droga. Pikërisht kjo është arsyeja, ky është shkaku pse nuk u shtynë zgjedhjet, se ishte sezoni i të korrurave të hashashit, kanabisit. Dhe janë klientët e tij. Janë njerëzit që përfitojnë nga droga, kanabisi që prej 6 vitesh, sapo Rama erdhi në pushtet. Janë ata që i kanë krahët të ngrohtë e që kanë në dispozicionon, pse jo edhe një pjesë të policisë që i mbaron e i ruan. Një ikje e Ramës apo një shtyrje e datës së zgjedhjeve do të ishte fatale për ta se të tjerët që do vinin pas tij, do t’i thoshin ndal krimit, drogës, kanabisit dhe pa u mbyllur kjo stinë e begatshme, pa u mbledhur “të korrat” e kanabisit, zor se do ketë tërheqje të Ramës.

Modifikuar më Tuesday, 09 July 2019 20:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...