Ja një zgjidhje për Agim Kajmakun ose “Jorgo Toton” e Rilindjes, shpëton edhe kryeministri

E Enjte, 29 August 2019 13:38

Gjithë kjo zhurmë për kryebashkiakun e Rilindjes në Vorë, zotin Agim Kajmakun ose siç quhej në Greqi “Jorgo Toto”, po ngatërron dynjanë. Rilindja dhe Kajmaku thonë se është e gjitha një lojë dhe trill i PD-së, kurse Basha akuzon dhe i kërkon prokurorisë hetimin e të kaluarës së tij në Greqi, pasi sipas tyre është arrestuar për përdorim të monedhave false.

Prokuroria e kërkon për shenjat e gishtërinjve, pas presionit të opozitës, ndërsa Kajmaku, ose “Jorgo Toto” i dikurshëm, thotë se jam i ndershëm.

PD-ja prapë del dhe tregon disa dokumente se ai ka mashtruar në formularin e dekriminalizimit, ndaj duhet shkarkuar, bile arrestuar. Selia blu shkon edhe më tej, duke deklaruar se ai kërkohet për t’u arrestuar nga Greqia.

Kajmaku ynë rilindas iniston dhe shkruan në facebook se “PD-ja gënjen”.

E kështu pafund, një lum akuzash.

Ndaj që të mos lërë PD-në duke sulmuar apo Rilindjen me zemër në dorë, kryebashkiaku rilindas ka një zgjidhje të shpejtë dhe shumë të zgjuar: të shkojë në Janinë, se është më afër, të pijë një kafe. Dhe të postojë një foto nga kalaja e Ali Pashë Tepelenës në Janinë.

Jo në Tepelenë, por në Janinë!

Nëse kalon kufirin dhe nëse e pi kafen në Janinë, pa probleme, i fut dhe një foto në facebook, e kështu rrëzohet çdo akuzë e PD-së se ndaj tij ka kërkim nga pala greke për ta arrestuar.

Por, për dreq, Kajmaku duhet të marrë me vete dhe triko leshi, ndonëse tani është ngrohtë, sepse nëse e arrestojnë do jetë ftohtë në qelitë e Janinës!

Pra, Kajmaku e ka zgjidhjen që të mos lodhë PS dhe as të mundojë Gazment Bardhin e PD-së: të niset sot për Janinë dhe ta pijë kafe duke na postuar një foto në facebook.

Dhe ja u zgjidh gjithë ky lëmsh!

Të mos harrojë dhe një triko leshi me vete!

S.P.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...