BE nuk përjashtohet nga gabimet në Shqipëri… kanabisi

Tuesday, 03 September 2019 10:39

Vokacioni perëndimor i Shqipërisë dhe shqiptarëve është një  përkushtim shpirtëror i tyre, i natyrshëm dhe i vërtetë. Europën si  shtëpinë tonë nuk na e mëson dot njeri si drejtim.  Ajo është vendi ynë i përligjur ndër shekuj, jemi pjesë e saj, dhe nuk ka asnjë lloj diplomati apo burokrati e buroktrate që, pa qenë invalid, të na mësojë si të ecim. BE është një institucion serioz me të cilin Shqipëria ka negociuar e do negociojë për sa kohë në mënyrë administrative, do të na duhet të plotësojmë kushte e formularë strategji të njëpasnjëshme për të qenë pjesë, po në mënyrë administrative e tij. Por ashtu si para 30 vjetësh, kur rrëzuam bustin e një të vdekuri, kemi të njëjtin mision për të rrëzuar mite hajdutësh me qillota dhe buste mashtruese të të gjallëve.

Kumti i Europës dhe kumti i Perëndimit, nuk është më i fshehtë. Ai më shumë se kurrë ulëret nga thellësia e shekujve dhe sot sheshet e Shqipërisë oshëtijnë sërisht “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Sigurisht dhe Europa vetë nuk është më ajo 50, 70 apo 30 viteve më parë. Për njerëz që kanë informacion e dinë t’i lexojnë këto çështje, Europa prej kohësh kishte mbetur në duar burokratësh me rrogë dhe jo vizionarësh. Europa e Degasperit, Shumanit, Adenauerit, Europa e Berlinguerit, e liderëve që koha i  nxirrte me të gjitëh përmasën e tyre, pati një moment që, për fat të keq, mbeti në duar burokratësh, kur BE përpëlitej në duart e vendimarrjes së tyre.  Por të kthehemi konkretisht në Shqipëri. Një fakt i rëndë, shumë i rëndë, që nuk shlyhet dot dhe mbetet aty si dëshim e një turpi e heshtjeje kur një vend i vogël e i varfër, në zemër të Europës, kthehej në një plantacion kanabisi, në një magazinë kokaine. Dhe ndërkohë, në vitin 2016, kur arriti kulmin mbjellja dhe tregtia e kanabisit, kur Italia dhe gjithë Europa vuri alarmin për këtë çështje, kur “Guardia di Finanza”në të gjitha hetimet e saj kishte emrin e Saimir Tahirit dhe kushëririn e tij Moisi Habilaj, raporti europian i vitit 2016 nuk përmene asnjë fakt të tillë, nuk e ka as për emër kanabisin e tregtinë e drogës.

Nuk përjashtohet BE nga gabimet në Shqipëri, kjo për faktin se pavarërisht se cfarë shkrunante ish-amabasdorja e kompromentuar e BE-së, Romana Vllahutin, vetë unstitucioni kishte mekanizmat jo vetëm të marrjes së informacionit por edhe reagimit ndaj këtij fenomeni. Dhe nuk është thjesht vetëm raporti i vitit 2016, një raport i turpshëm, që po ta lexosh duket sikur ish-ambasadorja e ka shkruar me Endri Fugën, por ka edhe fakt skandaloz të implikimit të saj në korrupsion. Vllahutin ishte implikuar në një skandal për blerjen e vendbanimit të saj, në një nga rezidencat më luksoze të Tiranës. Pagesa e vilës u bë për 1,6 milionë euro, pra me 4700 euro m2, kur çmimet për çështjet të tilla nuk shkojnë më shumë se 2000 euro për m2. Ky fakt nuk është përgjegjësi e shqiptaërve por e BE. Vërtet pati një hetim të brendshëm të komitetit të kontrollit të Buxhetit në BE, por shembuj të tillë nuk duhet të përsëriten më, sepse fatet e një vendi nuk duhen lënë në dorë burokratësh të cilëve bashkëpunimi me krimin e organizuar i një qeverie i dukej si një qasje trendy. Kanabizimi i vendit dhe përmasat e llahtarshme që ai mori, nuk mbulohen dot me një raport të turpëshëm të një ambasdoreje të kompromentuar. Skandali që plasi më pas, nga të gjitha angjesitë e shërbimeve inteligjente të vendeve të BE-së ngarkon me përgjegjësi dhe këtë të fundit.

Modifikuar më Tuesday, 03 September 2019 16:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...