Media Britanike/ Edi Rama pronar galerie arti në Berlin

Saturday, 12 October 2019 18:22

Format psikodelike gjallërojnë mbi muret e zyrës së Edi Ramës dhe lapsat me ngjyra dhe bojërat mbulojnë tryezën e tij, por ato nuk mund të përmirësojnë gjendjen shpirtërore të kryeministrit shqiptar të apasionuar pas artit, ndërsa ai pret verdiktin e Bashkimit Europian lidhur me reformat e tij.

Ndërsa Britania e Madhe drejtohet për nga dera dalëse e BE-së, vendet e Europës Lindore dhe Ballkanit presin me padurim për t’iu bashkuar asaj, ndërsa vendet anëtare do të njoftojnë javën e ardhshme nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për të filluar bisedimet e pranimit.

Maqedonia e Veriut mund të marrë një dritë jeshile pas ndryshimit të emrit të saj dhe dhënies fund të një mosmarrëveshjeje disa vjeçare me vendin fqinj, Greqinë,  por Shqipëria po përballet me një vonesë tjetër për shkak të shqetësimeve që lidhen me krimin e organizuar, korrupsionin dhe situatën me sistemin e drejtësisë.

“A jam optimist? Jo”, deklaroi Rama për të përditshmen britanike “Irish Times”.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë një mbështetje të fortë nga Brukseli, i cili dëshiron t’i shpërblejë për fillimin e reformave të shumëpritura.

“Nuk ka shumë vend për të qenë optimistë me atë që po ndodh sot në Europë. Unë jam optimist për të ardhmen e vendit, por jo për atë që do të ndodhë javën e ardhshme”, shton kryeministri

Ndërsa Holanda, Danimarka dhe disa vende të tjerë dëshirojnë që Shqipëria të bëjë më shumë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, Rama e “pikturon” kombin e tij si viktimë e mosmarrëveshjeve të BE-së dhe një debati të udhëhequr nga francezët se si BE duhet të reformojë veten para se të zgjerohet më tej.

“Ne jemi dëm kolateral. Ku diku ka bombardime dhe një kopsht goditet – ne jemi kopshti”, argumenton Rama.

Sondazhet tregojnë se shqiptarët presin me padurim anëtarësimin në BE, nga e cila shpresojnë se do t’u rritet paga mesatare mujore prej rreth 400 € dhe pensionet nga rreth 100 €. Por shumë prej tyre nuk mund të presin që jeta këtu të përmirësohet. 

Që nga koha kur Shqipëria rrëzoi komunizmin në 1991, rreth 1.4 milion shqiptarë janë larguar nga vendi, kryesisht në Itali dhe Greqi.

Pasi u njoh si vend kandidat i BE-së në vitin 2014, Shqipëria rriti bashkëpunimin me unionin në fusha që variojnë nga siguria e kufijve deri në luftimin e tregtisë së drogës dhe filloi një proces të vetting-ut të mbështetur nga Brukseli për të pastruar gjykatat e saj të korruptuara.
Një numër i madh gjykatësish dhe prokurorësh kanë dhënë dorëheqjen ose janë pushuar nga puna për shkak të këtyre kontrolleve të gjendjes së pasurisë, integritetit dhe profesionalizmit të tyre, por ky proces ristrukturimi si asnjëherë tjetër ka paralizuar edhe sistemin juridik, duke lënë mijëra raste në pritje.

“Ne pastruam aq shumë sa, Gjykata Kushtetuese është eleminuar praktikisht. Dhe tani ata (BE) thonë: “Mirë, ju pastruat, por nuk keni Gjykatë Kushtetuese”, ankohet Rama, i është kryeministër prej vitit 2013.

Salla e operacionit

“Ata thonë që ju duhet të operoni në këtë trup dhe ne themi po, sepse ky djalë ka kancer dhe pastaj ata pyesin gjatë operacionit pse nuk po vrapon. Epo, së pari ai duhet të dalë nga salla e operacionit të shërohet dhe më pas të vrapojë”.

“Ne nuk po kërkojmë të jemi anëtar i BE-së javën tjetër. Ne e dimë që nuk mund ta bëjmë këtë pa një Gjykatë Kushtetuese. Ne po kërkojmë të fillojnë bisedimet e pranimit. . . e cila mund të vazhdojë mbase 10 vjet. Pra, atëherë na gjykoni në 10 vjet”.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë një mbështetje të fortë nga Brukseli, i cili dëshiron t’i shpërblejë ata për fillimin e reformave të shumëpritura dhe të lidhin Ballkanin me BE-në përballë konkurrencës nga Kina, Rusia dhe Turqia.

“Nëse BE-ja do të ruajë rolin e saj ndërkombëtar dhe të mbrojë interesat e saj, ndërmarrja e një hapi drejt integrimit të atyre vendeve europiane që kanë shprehur interes dhe kanë përmbushur kërkesat për fillimin e procesit të pranimit do të ndihmojë në arritjen e kësaj. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bënë atë që u kërkuam të bënin”.

Bundestagu gjerman votoi dy javë më parë për t’i dhënë të dyja shteteve një datë fillimi për negociatat e anëtarësimit, por për të nisur bisedimet Shqipëria ka një sërë detyrash shtëpie, nga reforma zgjedhore e deri në hapjen e një agjencie speciale antikorrupsion.

Shpresa është se ato masa jo vetëm që do të forcojnë ligjin e së drejtës në Shqipëri, por do të ndihmojnë për të nxjerrë vendin prej 2.8 milion banorësh nga një krizë politike, ku demokratët e opozitës janë larguar nga parlamenti, kanë bojkotuar zgjedhjet lokale në qershor dhe kanë drejtuar protesta në rrugët e Tiranës që shkaktuan përleshje rastësore me policinë.

Lulzim Basha, lideri i demokratëve, shpreson që shtetet e BE-së të pranojnë të fillojnë bisedimet menjëherë, por beson që qasja e Bundestag-ut mund të qetësojë skeptikët e zgjerimit duke e detyruar Shqipërinë për një plan veprimi për zbatimin e  reformave.

43 deputetët demokratë hoqën dorë nga mandatet e tyre në parlamentin me 140 vende në shkurt, pasi zbuluan ato që ata quajnë prova të qarta se socialistët e Ramës “vodhën” zgjedhjet e vitit 2017 me ndihmën e grupeve kriminale.

“Shqipëria është ndoshta vendi i parë në historinë moderne pa një gjykatë supreme, pa një Gjykatë Kushtetuese, pa një prokuror të përgjithshëm, me një parlament me vende të paplotësuara dhe një kryeministër që vendos me dekret pa ndonjë kufi institucional të pushtetit të tij”, ka deklaruar Basha për “The Irish Times”.

Akuza të rënda

Demokratët mbështesin reformën radikale në drejtësi, por Basha thotë se qeveria ka “minuar, shkelur dhe abuzuar” procesin.
“Si rezultat kemi një gjyqësor të paralizuar. . . dhe asnjë politikan apo figurë e krimit të organizuar nuk është përballur me drejtësinë. Përkundrazi, një numër i çështjeve të nivelit të lartë të korrupsionit janë anashkaluar nën ndikimin e qeverisë, duke siguruar pandëshkueshmëri për të akuzuarit”, vijon lideri i opozitës.

Rama dhe aleatët e tij akuzohen gjithashtu për presion ndaj mediave kritike, për kufizimin e qasjes në informacion dhe për përgjegjësinë e shmangies, me kanalin e tij në internet ERTV – Edi Rama TV – duke u bërë një nga dritaret kryesore të veprimtarisë së qeverisë.
“Nuk është fjala për kritika”, tha Rama lidhur me paditë që ka ngritur ndaj gazetarëve.

“Bëhet fjalë për akuza shumë të rënda: vjedhje miliardash, miliarda të ardhura, bashkëpunim me forca të errëta, sende konkrete, jo opinione.. . Unë thjesht dua që njerëzit të dinë se të gjitha këto gjëra janë të pabaza”, deklaroi Rama.

E gjithë kjo është larguar nga imazhi ndërkombëtar i ish-studentit të arteve dhe basketbollistit, si një frymë e lirë dhe ekstravagancë që skalit në kohën e tij të lirë, zotëron një galeri në Berlin dhe vesh atlete tërheqëse për të takuar drejtuesit e tjerë.

Pothuajse dy dekada pasi ai u bë kryetar i bashkisë së Tiranës dhe filloi të vishte blloqet e ndërtesave të saj të vjetëruara me ngjyra të ndezura dhe murale të guximshme, disa drejtues të BE-së mbeten të bindur se shenjat e ndryshimit pozitiv në Shqipëri janë më shumë sesa sipërfaqësore.

“Nuk pendohem për asgjë, sepse kjo është mirë për ne”, deklaroi Rama lidhur me kërkesën e BE-së për ndërmarrjen e reformave të vështira.

“Kjo është ajo që na duhet për vendin tonë dhe brezat tanë të ardhshëm. . . Në 10 vjet do të jetë një vend tjetër dhe do të kemi një shtet që funksionon krejtësisht ndryshe. Unë jam shumë i sigurt për këtë. /IRISH NEWS

https://www.irishtimes.com/news/world/europe/albania-braced-for-another-setback-on-long-road-to-european-union-1.4047730

auto_Screenshot_81570893419.jpg

Modifikuar më Diel, 13 October 2019 09:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...