Ja përse duhet të hapet Shqipëria...

Premte, 08 May 2020 17:20
Nga Kastriot Islami 
 

Gjithçka e pohuar më poshtë bazohet në hipotezën (për të cilën dyshimet, veçanërisht në rastin e Shqipërisë, janë të konsiderueshme) se ‘të dhënat e ofruara nga vendet për numrin e të infektuarve, vdekjeve, të shëruarve dhe të shtruarve në spital janë të besueshme’.

Përndryshe gjithçka e pohuar më poshtë nuk qëndron!

 Nga këto dhëna statistikore llogariten dy ‘parametra’: i) numri i rasteve të mbyllura; dhe ii) numri i rasteve aktive.

 

Numri i rasteve të mbyllura është i barabartë me shumën e të numrit të të shëruarve plus numrin e vdekjeve.

Numri i rasteve aktive është i barabartë me numrin e të infektuarve minus numrin e rasteve të mbyllura, thënë ndryshe ky numër paraqet të gjithë ata qytetarë që kanë rezultuar nga testimi ‘pozitiv’ dhe gjenden ose të shtruar në spital (të spitalizuar) një pjesë e të cilëve gjendet në terapi intensive dhe pjesa tjetër ose qëndron në shtëpi me trajtim shtëpiak ose ka simptoma të lehta ndonëse nga testimi konsiderohet i infektuar, pra janë të gjithë të infektuarit që as nuk janë shëruar dhe as nuk kanë vdekur nga Sars-Cov-2. .

Image

Mundet nga këto shifra të llogariten përqindja e tyre, pra numri i rasteve të mbyllura apo rasteve aktive për 100 të infektuar. Këto dy përqindje ndryshojnë (shih grafikun për Shqipërinë): në fillim kur epidemia nis, përqindja e rasteve aktive është e lartë afër 100 % kurse ajo e rasteve të mbyllura është pothuajse 0%.

Me zhvillimin e epidemisë, shifra e rasteve të mbyllura rritet duke shkuar drejt 100%, kurse shifra e rasteve aktive zvogëlohet duke shkuar drejt 0%. Në një moment këto dy shifra barazohen (në rastin e Shqipërisë, këto dy kurba priten rreth datave 10-11 prill 2020 në vlerën rreth 50 %) dhe më tej shifra e rasteve aktive shkon drejt 0% kurse shifra e rasteve të mbyllura i afrohet shifrës 100%.

Përqindja e rasteve të mbyllura jep një ide sesa ‘afër-larg’ mbylljes së krizës sanitare gjendet një vend.

Image

Kur kjo shifër shkon drejt vlerës 100 % dhe për rrjedhojë përqindja e rasteve aktive shkon drejt 0%, mund të thuhet se kriza është pothuajse e mbyllur. Duke vlerësuar këto shifra për datën 7 maj 2020, për të gjithë vendet ballkanike (shih grafikun), rezulton se më ‘afër’ mbylljes’ së krizës sanitare janë Mali i Zi me 84 % raste të mbyllura dhe Kroacia me 81 % raste të mbyllura. Më ‘larg’ është Serbia e cila ka vetëm 24 për qind të rasteve të mbyllura. Shqipëria e ka 74 përqindjen e rasteve të mbyllura, prej nga mund të thuhet se Shqipëria ka kaluar 3/4 e krizës sanitare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...