Pse Ilir Meta korrigjoi një turp 30 vjeçar me dekoratën e lartë për At Gjergj Fishtën

E mërkurë, 30 December 2020 17:51

 


Agron Gjekmarkaj
Presidenti dekoroi At Gjergj Fishtën me “Urdhrin e Flamurit” në përvjetorin e vdekjes! Zoti Meta bëri një akt qe korrigjon fajin, krimin, përpëlitjet, hipokrizinë ndaj atij burrit që i vuri shpatullat Shqipërisë për ta nxjerre nga balta e shekujve otomane, që i vuri shpatullat kur ajo po rrezohej sapo u ngrit!

Ai i dha atë që i takonte ndonëse me vonese o zot sa me vonese pas 30 vitesh liri, Presidentet e Shqipërisë hezituan për t’i dhënë atij dekoraten me të larte! Dekoruan njeri tjetrin, burra te mire e te këqinj, martire e spiune, xhelatë e viktima, personalitete e teveqele pazarit po Fishtën jo! U menduan, se kuptuan, nuk ditën, nuk munden, nuk deshën, kush u ndali dorën Zoti apo dreqi?

Fishta s’ kishte nevoje për ta, për vëmendjen e Presidentëve se ishte njeri prej atyre qe beri Shqipërinë dhe Presidentet e saj, Fishta s’ka nevoje as sot për kurrgjë nen drite te diellit por Ilir Meta beri shume mire se korrigjoi një turp! Moisiu nje person i nderuar e paskësh dekoruar me “Nderi i Kombit” detyrën ka bere po pse nuk i dha me te lartën për te bere me mire atë, per te nderuar institucionin e Presidentit dhe Demokracinë shqiptare kaq ne borxh me Fishtën, Atin themelues të shumë disiplinave te kulturës artit e mbi te gjitha te ideologjisë kombëtare?!

Asnjë President i Shqiperise sado i mire te jete do mbetet i vogël përballë Fishtës! Duhet tu dridhen duart edhe kur e dekorojnë. Por nëse e lexojnë dhe kuptojnë atë janë te mëdhenj para ndërgjegjes se tyre dhe njëkohshëm i bejnë një shërbim cilësor bashkësisë, nxënësve dhe studentëve aktuale të cilet nxiten per studim e reflektim! Në këtë kontekst Ilir Meta beri një akt që është ngjarje e pike kthese jo e nje individi por e nje institucioni siç është Presidenti i Republikes! Fishta një lis i gjatë mbi të cilin bien rrufe pa pushim vetem sot 80 vjet pas vdekjes nga Shteti i tij merr dekoraten me te larte paçka se shteti duhej te bente nje dekorate me emrin e tij dhe natyrisht Meta me akt mbylli procesionin e pavendosmerise e të urrejtjes së fshehtë per ta nderuar Poetin Kombetar, i dha fund dekadave te marres! Sot me shume se kurre ai është President i Republikes!

Se kam ndjekur fjalen shoqeruese, se di ne ka kerkuar falje per paraardhësit qe nuk e bene gjithsesi ai sot nga balli i shtetit hoqi nje zhangë që zhgani i uzurpuesve e la mbi të prej motesh si shēnje e triumfit të banalitetit të se keqes! Ajo zhange i gezonte shovinistet dhe varrmihesit e ketij vendi! Fishta ishte emblema e identitetit shqiptar.

Por nese kjo nuk vazhdon me Abat Preng Doçin , At Shtjefen Gjeçovin, At Ambroz Marlaskajn, At Vinnçens Prenushin, At Gjon Shllakun, At Mati Prenushin, At Gjergj Volajn, At Marin Sirdanin, At Benedik Demen, At Donat Kurtin, At Martin Gjoken, At Pal Dodajn, Dom Ndre Zadejen,Dom Ndoc Niken, At Pjeter Meshkallen, Dom Dede Malajn, At Konrad Gjolajn , At Viktor Volajn, Dom Simon Jubanin, At Klement Mirin, At Mehill Mirin të madhin At Zef Pllumi e dhjetëra të tjerë dishepuj të At Gjergjit të cilet i dhanë gjithçka kesaj toke e në të nuk gjeten as dy metra per varr ! Dekorimin është një akt moral, një nevoje per te rishkruar historine e perdhunuar nga ideologjia dhe interesat e dites! Ai do duhej shoqeruar me mbledhjen botimin e ribotimin e vepres ne menyre qe vlerat substanciale te kultures shqiptare të hynin ne sistemin e komunikimit me lexuesin dhe shoqerine!

Presidentit do ti vertiten , do fillojne me shpoti qe po dekoron te vdekurit por vallahi ku e ku ma mire me dekuru Fishten sesa Shqyri Çokun qe torturonte studentet e Fishtes! Nuk do duhej falenderuar Presidenti kur bën detyrën aspak po kur ajo ka munguar tash 80 vjet mendoj qe po!

Rriqnat, levantinet, pisat e socrealizmit sot jane te perzhitur ne fytyre sepse galmuçat e baltes qe hodhen mbi portretin e Fishtes befas i gjejme mbi surratin e tyre ate monument injorancet dhe poshtersiet! Faleminderit President qe kuptove sa larg kishim shkuar ne paturpesi krejt si shoqëri ! Mirënjohja, besa, nderi, vetëdija ndajnë civilet nga barbaret!

Modifikuar më E mërkurë, 30 December 2020 18:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...