Berisha: Vendimi i parë i kësaj force konservatore, shpallja ‘non grata’ e Sorosit

Diel, 21 November 2021 17:59

 

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka njoftuar vendimin e parë pas Kuvendit të 11 dhjetorit, ku sipas tij kjo forcë konservatore, vendimin e parë që do mari është shpallja ‘non grata’ e Georg Soros-it.

Sipas Berishës, plani i Soros ishte shkatërrimi i PD-së dhe shndërrimi i saj, kthimi në një ministri të Ramës. Dhe natyrisht këtu kishte një pengesë që ishit ju në radhë të parë dhe Sali Berisha të cili ju i besonit.

 

Berisha: Çfarë ndodhi, cili ishte plani i fundit i tij. Plani ishte shkatërrimi i PD-së dhe shndërrimi i saj, kthimi në një ministri të Ramës. Dhe natyrisht këtu kishte një pengesë që ishit ju në radhë të parë dhe Sali Berisha të cili ju i besonit.

 

Edi Rama dhe padrino i tij Soros e kishin të qartë që unë nuk do të pranoja kurrë një aleancë me PS-së, pasi ishte një gjëmë e zezë për shqiptarët dhe këtë ua bëra të qartë gjatë fushatës. Atëherë menduan të më ndëshkonin pa asnjë fakt dhe dokument. Dhe në këtë mënyrë, me peng Bashën do të mund të mirrnin çdo vendim, kundër jush, demokratëve dhe Shqipërisë.

 

Çfarë kisha unë me Sorosin. Ai është një monstër, një armik i egër i demokracisë në Shqipëri. Ai është arkitekt i monizmit të shoqërisë civile në Shqipëri. Frymëzues në shumë aspekte i narko shtetit. Ai është rigjallërimi i projekteve të Millosheviçit për të ndarë Kosovën dhe së fundmi dhe Ballkanin Soros. Prandaj unë kam kërkuar që në vitin 2017 shpalljen e tij non grata dhe tani do ti them se kjo forcë konservatore në një nga vendimet e para është shpallja e tij non grata përgjithmonë

Modifikuar më E mërkurë, 24 November 2021 09:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...