Analiza zgjedhore fatale që Lulzim Basha fsheh

E Enjte, 25 November 2021 11:07

 

Nga Ylli Manjani - 25/11/2021

Në dy zgjedhjet politike në vend, 2017 dhe 2021, 51% e votuesve nuk kanë votuar qeverinë. Aq më pak qeverinë moniste. Monizmi në mënyrën më paradoksale të mundshme është vendosur nga pakica ekektorale. Kujtoj se PS në të dy zgjedhjet politike, megjithë paratë e shpenzuara, përdorimin ekstrem të pushtetit për vota, me skemë patronazhimi etj mori vetëm 48.5% të votave. Pra më pak se gjysma e numrit total të votave.

Lulzim Basha dhe PD e tij nuk arriti të vihej në krye të shumicës elektorale në të dyja zgjedhjet. Dështoi në mënyrë fatale. Më keq akoma, opozita e Bashës u bë barrierë për këtë shumicë elektorale që të përballej vetë me qeverinë moniste të pakicës.

Në këtë llogjikë, që bazohet në fakte reale, jo opinione, Lulzim Bashës nuk i ka faj:
as blerja e votës,
as pjesëmarrja e krimit në zgjedhje,
as përdorimi i pushtetit për vota,
as patronazhistët,

 

Nuk i ka faj as LSI, por veç vetja e vet.

Me këto instrumente, PS ka kompensuar konsumin e vet në pushtet, por nuk ka arritur dot të blejë e as të imponojë shumicën elektorale. Këtë shumicë dështoi ta menaxhonte Luli. Kushdo politikan do ta konsideronte shans të artë. Por ai dështoi!

A e dështoi se s'di, apo se nuk do, për mua ka pak rëndësi. Ky është përkufizimi i dështimit fatal. Dëmi që i sjell shoqërisë është i rëndë. Sepse përveç faturës së keqqeverisjes, Luli si dështak politik kronik i shton shoqërisë edhe kostot e mungesës së shpresës që vota vlen.

Fakt është se po votove Lulin, megjithëse je në shumicë, prapë nuk fiton. Me Lulin në krye, qeverisë pakicë moniste pa i hyrë gjëmb në këmbë.

Kjo është analiza që Luli fsheh. E maskon me komisione parlamentare, nisma ligjore të tipit komunist dhe propagandë të blerë me paratë e buxhetit që i jepen PD. Kjo është analizë faktesh e jo llafesh

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...