×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Arrestimi i kuksianëve, Vasili akuza të rënda “ keqardhje e madhe.....zhgënjim i thelle...”. Ja kujt i drejtohet

Hënë, 09 Prill 2018 16:40
Petrit Vasili Petrit Vasili

Petrit Vasili reagon ashpër për disa insitucione që sipas tij nuk kanë bërë punën e tyre për të mbrojtur kuksianët që u arrestuan natën si banditë në protestën e zhvilluar në Rrugën e Kombit.

Ai nëpërmjet rrjetit të tij social Facebook u drejtohet disa institucioneve dhe dënon prokurorinë shqiptare e cila ‘’ turpërisht hesht dhe ligjëron dhunimin e ligjit’’.

Sipas politikanit, BE në Tiranë heshti duke u bërë pjesë e fajit, dhe për Vasilin ky është një zhgënjim i madh.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Qytetaret kukesiane u rrembyen naten nga policia, pse hesht Kom.Helsinkit,Avokati i Popullit dhe vecanerisht BE ne Tirane???

Qytetaret kukesiane u rrembyen dhe u arrestuan ne mes te nates nga policia duke shkelur cdo ligj dhe cdo te drejte njerezore.
Banditet e shtetit kane emra dhe mbiemra dhe Prokuroria shqiptare turperisht hesht dhe ligjeron dhunimin e ligjit.Tashme kjo prokurori eshte perfundimisht zyre sherbetore te peshtire te kryeministrit.
Po pse hesht Komiteti i Helsinkit ne Tirane kush ja ka mbyllur gojen perpara kesaj shkeljeje te tmerrshme te te drejtave te njeriut.
Po Avokati i popullit pse hesht dhe nuk e kerkon me force qe ky dhunim publik alla Sigurimi i shtetit te denohet nga drejtesia shqiptare.
Ndersa BE ne Tirane qe gjithnje kujdeset fort per te drejtat me periferike te njeriut,ne kete rast e ka qepur gojen dhe s'thote as nje gjysem fjale per kete te drejte themelore,per kete dhunim te qytetareve, qe eshte turpi dhe faji me i rende i qeverise. 
BE ne Tirane hesht duke u bere pjestare ne faj pasi kjo Shqiperia jone nga Europa e ka marre statusin e vendit kandidat per anetar ne BE.
Europa e Brukselit qeverine e Sigurimit te shtetit e refuzon,ndersa kjo BE ne Tirane e pranon,keqardhje e madhe.....zhgenjim i thelle....

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...